albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRONIKE

Turku vrau shqiptarin në Gjermani dhe iku në Izmir, Turqia nuk e ekstradon

by Editor
June 21, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Turku vrau shqiptarin në Gjermani dhe iku në Izmir, Turqia nuk e ekstradon
Share on FacebookShare on Twitter

GJERMANI – Vrasësit e një shqiptari në Gjermani, mund të mos dënohen për krimin që kanë bërë.

Mediat gjermane shtrojnë pyetjen nëse do të mbetet e pandëshkuar përgjithmonë vrasja gjakftohtë në lokalin “No Name” sepse vrasësi i dyshuar i shmanget ekstradimit në Gjermani me një “natyralizimi rrufe”.

Bëhet fjalë për Erkan A. dhe mikun e tij. Erkan A. 35-vjeç konsiderohet si rokeri më brutal dhe në listën e të kërkuarve të autoriteteve hetimore të Këlnit si një nga kriminelët më të kërkuar:

RELATED STORIES

Atentati ndaj ish-prokurorit, ja sa vite burg kërkon SPAK për Ramazan Rrajën dhe grupin e tij

Atentati ndaj ish-prokurorit, ja sa vite burg kërkon SPAK për Ramazan Rrajën dhe grupin e tij

September 17, 2024
EMËR+FOTO/ Iu kap drogë me vlerë 1- 2 milionë paund, dënohet me dy vite burg 46-vjeçari shqiptar në Angli

EMËR+FOTO/ Iu kap drogë me vlerë 1- 2 milionë paund, dënohet me dy vite burg 46-vjeçari shqiptar në Angli

September 17, 2024

Ish-bosi i bandës famëkeqe Hells Angels “C-Toën”. Pas një arratisjeje gjashtëvjeçare, së fundmi ai ishte në paraburgim ekstradimi në Izmir, Turqi. Megjithatë deri më tani Turqia nuk ka pranuar që ta ekstradojë vrasësin e shqiptarit dhe mikun e tij.

Krimi i rëndë ndodhi më 19 shkurt të vitit 2016, ku shqiptari Kushtrim P. 29-vjeç u qëllua në fytyrë disa herë duke e lënë të vdekur në vend. Fillimisht u tha se krimi ndodhi pas një incidenti të momentit por më pas u mësuar se ai u vra sepse hyre në “shisha bar” të dy bosëve turq dhe aty gjeti një sasi droge me vlerë disa mijëra euro.  Nga inati dhe në shenjë hakmarrje dy bosët turq kanë vënë një shpërblim prej 4 mijë eurosh për këdo që u sillte shqiptari që e akuzonin për vjedhje të lëndës narkotike. Natën e krimit dikush e spiunoi shqiptarin dhe dy turqit erdhën dhe e vranë.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL