Gjykata e Posaçme pas një viti pezullim kaloi sot për gjykim çështjen penale ndaj të pandehurve Dritan Rexhepi, arratisur nga burgu në Ekuador, Gentian Funiqi arrestuar në Spanjë, Geraldo Martini, Aldo Majnishta, Martin Bleta, Korado Geshtenja e Artan Docaj, të akuzuar si grup i strukturuar kriminal për rrëmbimin e Jan Prengës.
Gjyqi për Altin Hajrin për të njëjtat akuza është pezulluar deri në njoftimin dhe kapjen e tij. Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës dyshohet se u porosit nga jashtë Shqipërisë për shkak të vjedhjes së një sasie kokaine në portin e Portsmuthit.