33 vjeçari Fajton Marku i arrestuar sot në Lezhë, është dënuar me 14 vite burg pasi ishte përfshirë në trafikun e laboratorit të heroinës që u zbulua në Has në 18 tetor të 4 viteve më parë.
Marku u dënua nga GJKKO me 14 vite burg në 2018. Pjesë e dosjes 339 janë edhe Avdylajt. Altin Avdyli u arrestua në vitin 2018 gjatë operacionit “Volvo 4” për laboratorin e kokainës që u gjet ne Has. Gjatë hetimit të SPAK rezultoi se Astrit Balliu (Avdyli) dhe personat e tjerë merreshin me trafikimin e sasive të madhe të lëndëve narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera Evropiane.
Kokaina dhe heroina vinte dhe Kolumbia, Turqia dhe Peruja për shpërndarje në shtetet europiane si Holanda, Gjermania, Franca etj. Çështja është rregjistruar në dhjetor 2016 tek Krimet e Rënda, e cila ka vijuar me ndjekjen e një rastit tjetër të trafikut dhe tregtimit të drogës, ku dilnin në përgjime Avdylajt e Shijakut.