Serbia liroi sot 3 policët kosovarë, të rrëmbyer 12 ditë më parë. Sekretari në zyrën ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, ka publikuar fotografi me 3 policët menjëherë pas lirimit të tyre.
Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, u rrëmbyen më 14 qershor brenda territorit të Kosovës dhe deri më sot u mbajtën në paraburgim në Serbi.
Ndërkombëtarët i kanë bërë presion të vazhdueshëm presidentit Vuçiç, për lirimin e tyre sa më parë edhe pa kushte.