albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

U qëlluan për vdekje nga bashkëfshatari i tyre, i jepet sot lamtumira e fundit dy vëllezërve në Roskovec

by Editor
September 11, 2024
Reading Time: 1 min read
0
U qëlluan për vdekje nga bashkëfshatari i tyre, i jepet sot lamtumira e fundit dy vëllezërve në Roskovec
Share on FacebookShare on Twitter

ROSKOVEC– Roskoveci është tronditur mbrëmjen e djeshme nga vrasja e dy vëllezërve Lavdimir dhe Gramos Kurtaj, të cilët u ekzekutuan nga bashkëfshatari i tyre, Altin Kukaj. Përcjellja për në banesën e fundit të dy vëllezërve do të bëhet ditën e sotme në orën 15:00 më Roskovec. Autori e ka pranuar para policisë autorësinë e vrasjes së Gramos dhe Lavdimir Kurtaj. 

Të shtënat ndodhën në një lokal të fshatit, ku Altin Kuka shkoi bashkë me të birin 21-vjeçar “për t’u sqaruar”. Zanafilla, të paktën sipas të dhënave të deritanishme, dyshohet të ketë qenë një sherr i ndodhur mes djalit të autorit të dyshuar dhe djalit të njërit prej viktimave, Gramos Kurtajt.

Autori është vënë në pranga, pasi është vetëdorëzuar, me të janë shoqëruar edhe dy fëmijët e tij, njëri prej të cilëve thuhet se ishte përfshirë në sherr me djalin e njërit prej viktimave. Dy vëllezërit, njëri 52 vjeç dhe tjetri 46 vjeç, kanë qenë duke pirë kafen e drekës në lokalin në pronësi të tyre, kur në derë ka mbërritur Altini i armatosur dhe i ka qëlluar. 

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL