Dega e PD-së Durrës ka denoncuar ndarjen e fondeve të rindërtimit që sipas saj bëhet për të vjedhur vota në zgjedhjet e ardhshme. Në deklaratën e selisë blu thuhet se partia-shtet ka nisur me mekanizmat e saj anti-kushtetues tjetërsimin dhe vjedhjen e votës.
DEKLARATA
Ja pra, ujku qimen e nderron por zakonin nuk e harron. Vazhdon baterdia zgjedhore qe ne prag te shpalljes se dates se zgjedhjeve te pjeseshme lokale. Pavaresisht rrethanave, situatave dhe raportit te OSBE/ODIHR per masakren zgjedhore te 25 Prillit, partia-shtet sapo nisi me mekanizmat e saj antikushtetuese per ndikim, tjetersim apo dhe vjedhjen e votes se qytetareve durrsake. Pse pikerisht tani levrohen fonde per rindertimin, ku ka familje qe prej me shume se 2 vitesh nuk marrin asgje e jane ne diell te hapur?! Pse bonusi i qerase, me 3 muaj prapambetje, nis te shperndahet pikerisht tani ne prag te zgjedhjeve? Qytetaret durrsake ndihen te vjedhur e te prere ne bese nga premtimet tuaja boshe por kurrsesi nuk mund t’i fyeni inteligjencen asnjerit prej tyre. Shperblimi me qellim vjedhjen e votes denohet me ligj. Nuk do jete e larget dita kur kjo te ndodhe