albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home BOTË

Ukraina bën bilancin/ Ditët e zeza për rusët: Mbi 5300 ushtarë të vrarë dhe gati 200 tanke të shkatërruara

by Editor
February 28, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Ukraina bën bilancin/  Ditët e zeza për rusët: Mbi 5300 ushtarë të vrarë dhe gati 200 tanke të shkatërruara
Share on FacebookShare on Twitter

Vladimir Putin si duket nuk ishte përgatitur për një rezistencë të fortë nga Ukraina në luftën e shpallur katër ditë më parë. Dje pranoi për herë të parë vdekjet e ushtarëve, pasi ishte dita kur pësoi humbjet më të mëdha. Në një bilanc të publikuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës sot në ditën e 5-të të luftës thuhet se dita e djeshme ka qenë e zezë për armikun e tyre rus, ndërsa deri më tani në total thuhet se janë vrarë mbi 5300 ushtarë dhe janë shkatërruar gati 200 tanke.

Lufta ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës ka hyrë në ditën e saj të pestë, teksa qindra vetë janë raportuar të vrarë dhe mijëra të tjerë të plagosur. Kievi vijon të jetë nën kontrollin e forcave ukrainase, të cilët nuk e  kanë lejuar avancimin e ushtrisë ruse.
Nga ana tjetër sot po zhvillohen bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës në Bjellorusi, pranë kufirit ukrainas. Presidenti ukrainas Zelensky i konsideron si vendimtare 24 orët e ardhme për Ukrainën. Pavarësisht luftës së ashpër, Kievi vazhdon të mbetet në duart e forcave ukrainase, pasi ushtria ruse ka hasur në rezistencë të fortë.

Shifrat e mëposhtëme u dhanë zyrtarisht nga Hanna Maliar, Zëvendës Ministre e Mbrojtjes e Ukrainës, e cila pranon se ajo më të jetë në rritje, pasi lufta akoma nukka përfunduar.

Njoftimi i FA ukrainase:

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Humbja totale e vlerësuar e armikut nga ora 24.02 deri në 28.02 në 6:00 të mëngjesit.

Avionë – 29
Helikopterë- Helikopterë- 29
Personeli – afërsisht – 5300
Tanke – 191
Mjete të blinduara të personelit – 816
Sistemi i raketave BUK – 1
MLRS BM-21 “Grad” / MLRS BM-21 “Grad” – 21
Automjete – 291
Rezervuarët e karburantit – 60
Niveli operacional dhe taktik UAV / Niveli operacional dhe taktik UAV – 3
Anije / varka – 2
Sistemet e luftës kundërajrore – 5

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL