albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home BOTË

Ukraina mbyll hapësirën ajrore për fluturimet civile, Rusia i dërgoi mesazh urgjent

by Editor
February 24, 2022
Reading Time: 1 min read
0
Ukraina mbyll hapësirën ajrore për fluturimet civile, Rusia i dërgoi mesazh urgjent
Share on FacebookShare on Twitter

Ukraina të ka mbyllur në orët e para  të mëngjesit të sotëm hapësirën e vet ajrore për fluturime civile, duke cituar rrezikun e lartë ndaj sigurisë, ndërsa rregullatori evropian i aviacionit gjithashtu paralajmëroi për rrezik për fluturimet në zonat kufitare me Rusinë dhe Bjellorusinë për shkak të aktiviteteve ushtarake.

Në uebfaqen e tij, autoriteti shtetëror ukrainas i trafikut ajror tha se hapësira ajrore e vendit është mbyllur për fluturime civile duke filluar nga ora 00:45 të enjten dhe se shërbimet e trafikut ajror janë pezulluar, shkruan Reuters.

Agjencia Evropiane për Sigurinë e Aviacionit tha se hapësira ajrore në Rusi dhe Bjellorusi, në rreze prej 100 miljesh detare nga kufijtë e tyre me Ukrainën, gjithashtu mund të paraqesë rrezik për sigurinë.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

“Në veçanti, ka rrezik për shënjestrim të qëllimshëm dhe identifikim të gabuar të aeroplanëve civilë”, tha kjo agjenci.

“Prania dhe përdorimi i mundshëm i një laryshie të madhe të sistemeve luftarake tokësore dhe ajrore paraqet rrezik të lartë për fluturimet civile që operojnë në të gjitha lartësitë dhe nivelet e fluturimeve”, thuhet më tej në njoftim.

Kjo agjenci tha se Ministria e Mbrojtjes e Rusisë i ka dërguar Ukrainës mesazh urgjent për ta paralajmëruar për rrezik të lartë ndaj sigurisë së fluturimeve për shkak të përdorimit të armëve dhe pajisjeve ushtarake nga ora 00:45 dhe se ka kërkuar nga autoriteti ukrainas për kontrollimin e trafikut ajror që t’i ndalë fluturimet.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL