albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home BOTË

Ushtarë rusë të arrestuar, tanke të sekuestruar dhe helikopterë të rrëzuar, Ukraina e Rusia bëjnë bilancin e luftës

by Editor
February 24, 2022
Reading Time: 3 mins read
0
Ushtarë rusë të arrestuar, tanke të sekuestruar dhe helikopterë të rrëzuar, Ukraina e Rusia bëjnë bilancin e luftës
Share on FacebookShare on Twitter

Moska pretendon se ka shkatërruar 74 objektiva ushtarakë, duke përfshirë 11 pista uljesh avionwsh. Sirena të reja alarmi për bombardime të mundshme në Kiev. Popullsia u ftua të shkonte në vendstrehimet kundwr sulmeve ajrore. Dhe kryebashkiaku Vitali Klitchko shpall një shtetrrethim. Tashmë ka dhjetëra viktima të sulmit rus. Janë 22 vdekje të shkaktuara nga sulmi ajror rus sot në mëngjes në një bazë ushtarake në provincën e Odessa. Komanda ushtarake ukrainase tha se rusët goditën një spital në Vuhledar, në rajonin Donetsk.

Komanda ushtarake ukrainase tha se rusët goditën një spital në Vuhledar, në rajonin Donetsk. Numri është 4 të vdekur dhe 10 të plagosur, mes të cilëve 6 mjekë. Këtë e raporton The Guardian. Ukraina pretendoi se Rusia ka kryer 203 sulme që nga fillimi i ditës në pothuajse të gjithë territorin. Në një përditësim të veçantë nga Ministria e Jashtme e Ukrainës, lëshuar në orën 14:00 me orën lokale, zyrtarët thanë se një helikopter rus K-52 dhe tre helikopterë u rrëzuan pranë Gostomel në rajonin e Kievit.
Luftimet midis forcave ruse dhe ukrainase janë gjithashtu duke u zhvilluar në termocentralin bërthamor të Çernobilit: një këshilltar i Ministrisë së Brendshme të Kievit, cituar nga Nbc. Ministria e Brendshme e Ukrainës e cituar nga Nbc konfirmon luftimet në Çernobil dhe specifikon se objektet e magazinimit të mbetjeve janë aktualisht të paprekura, edhe pse në rrezik për t’u shkatërruar.

“Ne vlerësojmë se më shumë se 100 raketa ruse janë përdorur” në sulmet ndaj Ukrainës. Kështu ka thënë një zyrtar i Pentagonit i cituar nga agjencia Bloomberg. “Presim faza të ndryshme në sulmin e Rusisë”. Kështu ka thënë një zyrtar i Pentagonit i cituar nga disa media amerikane. Ajo që shihet deri më tani është faza e parë, shtoi ai. Ofensiva ruse në Ukrainë – thotë një zyrtar i lartë i administratës amerikane – synon t’i “pres kokën” qeverisë në Kiev.

Ka dhjetëra viktima të sulmit rus në Ukrainë. Forcat ruse do të kishin hyrë në vend nga disa pika në kufi, duke përfshirë nga Bjellorusia dhe Krimea. Shpërthime të forta dhe përleshje u raportuan në Odessa, Kharvik, Mariupol, Lviv dhe Kiev. Sipas presidencës ukrainase, “më shumë se 40 ushtarë ukrainas dhe rreth 10 civilë janë vrarë”, dhe ka gjithashtu 18 të vdekur, duke përfshirë 10 gra, në një bastisje ruse në Odessa. Nga ana tjetër, “pesë avionë rusë dhe një helikopter” u rrëzuan dhe “rreth 50 pasagjerë” vdiqën.

RELATED STORIES

Trump i rikthehet fushatës pas përpjekjes së dytë për vrasjen e tij

Trump i rikthehet fushatës pas përpjekjes së dytë për vrasjen e tij

September 18, 2024
Hezbollahu goditet nga një valë shpërthimesh e pajisjeve të komunikimit

Hezbollahu goditet nga një valë shpërthimesh e pajisjeve të komunikimit

September 18, 2024

Lundrimi në Detin Azov u bllokua. Moska njofton: “Mbrojtja ajrore e Ukrainës u shkatërrua”, por denoncon “viktima civile në Donbass”, Kievi thërret civilët në armë dhe bën thirrje për dhurim gjaku për ushtarët e plagosur. Këshilltari presidencial ukrainas Mykhaylo Podolyak thotë se ka luftime të ashpra në aeroportin Hostomel, rreth 30 kilometra në veriperëndim të Kievit. Këtë e raporton Bloomberg. Moska pretendon se ka shkatërruar 74 objektiva ushtarakë, duke përfshirë 11 pista.

Trupat ukrainase kanë rrëzuar deri tani 5 helikopterë rusë, kanë shkatërruar dhjetëra tanke dhe kanë arrestuar gjithashtu dhjetëra ushtarë rusë, që kur Rusia nisi pushtimin e vendit të tyre këtë mëngjes.
Edhe pse ushtria ukrainase është shumë më inferiore sesa pala ruse dhe ka një sistem të forcave ajrore që daton prej epokës së Bashkimit Sovjetik, gjatë luftimeve në Kiev dhe qytete të tjera janë arritur disa rezultate.

Ushtria ukrainase pretendon se ka rrëzuar katër helikopterë rusë KA-52 Alligator gjatë betejës për bazën ajrore në Hostomel, pranë Kievit, ndërsa një i pestë është detyruar të ulet për shkak të breshërisë së plumbave. Megjithatë aeroporti Antonov në Hostomel, rreth 25 kilometra larg nga Kievi, është tashmë nën kontrollin e rusëve, raporton CNN. Forcat ukrainase pretendojnë gjithashtu se kanë rrëzuar edhe 6 avionë rusë në Donbas, dhe një tjetër në afërsi të kryeqytetit.
Forcat ukrainase thonë se kanë shkatërruar dhjetëra tanke ruse përgjatë kufirit lindor mes dy shteteve. Beteja më e flaktë është zhvilluar në Kharkiv, ku pati shkëmbime zjarri mes palëve dhe viktima.
Ushtria e Ukrainës gjithashtu ka publikuar edhe foto të ushtarëve rus të kapur në luftime. Sipas komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura, numri i të arrestuarve është rreth 50 ushtarë, gjithashtu numri i viktimave nga ana e rusëve, sipas palës ukrainase, vlerësohet të jetë po 50.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL