albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home POLITIKE

Vangjeli: Basha ka krijuar një opozitë të korruptuar, shet mandatet për deputet

by Editor
March 7, 2022
Reading Time: 1 min read
0
Vangjeli: Basha ka krijuar një opozitë të korruptuar, shet mandatet për deputet
Share on FacebookShare on Twitter

Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në ‘Log.’ të gazetarit Endri Xhafo, duke analizuar atë që pritet të ndodhë në politikën shqiptare pas zgjedhjeve të 6 marsit, theksoi se sot ka hyrë në lojë një tjetër aktor i rëndësishëm siç ëhstë Drejtësia.

Ai tha se sot të dhënat që vijnë nga ‘Pallati i Drejtësisë’ flasin për persona që po bëjnë më pak gjumë në Tiranë, përfshirë këtu edhe politikanë të nivelit të lartë.

I ngacmuar nga moderatori Xhafo se kjo është e njëjta retorikë që përsërit shpesh kreu i PD, Lulzim Basha, Vangjeli tha se kryeopozitari është personi që ka krijuar një opozitë të korruptuar.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

‘Mesazhet që na vijnë nga Pallati i Drejtësisë, është se mëkatarët në Tiranë po flenë më pak. Zoti Basha ka krijuar një opozitë të korruptuar, i ka vënë emër korrupsionit. Nuk ka gjë më të rrezikshme se një drejtësi me prapavijë politike’, tha Vangjeli.

Ndërkohë Vangjeli shtoi se sot në Shqipëri mund të blesh gjithçka me para, përveç postit të kryeministrit, ndërsa shtoi se këtë e dinë mirë Berisha, Meta dhe Rama, përveç bashës që nuk ka qenë dhe nuk ka për tu bërë asnjëherë kryetar qeverie.

‘Në Tiranë ka dy personazhe Berisha dhe Meta që dinë një të vërtetë, që e di dhe Rama. Ata e dinë se në Tiranë çdo gjë blihet me para përveç postit të kryeministrit, Basha nuk e di këtë detaj, se nuk ka qenë kurrë kryeministër. Berishën dhe Metën pavarësisht çmimit, pavarësisht se në Tiranë ka shumë të pasur askush nuk mund t’i blejë’, tha Vangjeli.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL