albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vdekja e presidentit Raisi/ Zbulohet shkaku i rrëzimit të helikopterit, ja çfarë ndodhi

by Editor
May 20, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
Vdekja e presidentit Raisi/ Zbulohet shkaku i rrëzimit të helikopterit, ja çfarë ndodhi
Share on FacebookShare on Twitter

IRAN– Zbardhet shkaku i rrëzimit të helikopterit me të cilin po udhëtonte presidentin iranian Ebrahim Raisi. Sipas agjensisë iraniane IRNA, shkak u bë një problem teknik. IRNA nuk specifikoi natyrën e problemit, por shtoi se asnjë nga personat në bord nuk i shpëtoi rënies. Po mesa duket tanimë të gjithë janë fokusuar tek zgjedhjet e reja. Irani do të duhet që të zgjedhë menjëherë një president të ri.

Sipas Kushtetutës së Iranit, zgjedhjet e reja kombëtare duhet të mbahen brenda 50 ditëve për të zgjedhur një president të ri.

Dy personat që mendohet se do ta zëvendësojnë

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Mes atyre që shihen si kandidatë për të pasuar Raisin janë djali i Khameneit, Mojtaba Khamenei, 54 vjeç, dhe Alireza Arafi, 67 vjeç, një anëtar i Asamblesë së Ekspertëve, grupi përgjegjës për zgjedhjen e udhëheqësit të ri suprem. Megjithatë, ngritja e Mojtaba-s do të binte ndesh me pikëpamjet e Ajatollah Ruhollah Khomeinit, themeluesit të Republikës Islamike, i cili e krahasoi sundimin dinastik me monarkinë e paligjshme që ai ndihmoi të përmbysej në revolucionin e vitit 1979. Po ashtu, edhe vitin e kaluar deklaroi se një qeveri e trashëguar nuk është islamike.

Por megjithatë, sipas BBC, vdekja e presidentit Raisi nuk pritet të ndryshojë drejtimin e qeverisë së Teheranit apo të tronditë Republikën Islamike. Megjithatë, pritet të testohet një sistem ku konservatorët e vijës së ashpër dominojnë tani të gjitha degët e qeverisë, të zgjedhur dhe të pazgjedhur.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL