Ish-kryeministri Sali Berisha nga Shkodra ka kujtuar sot kryengritjen e Postribës, që e cilësoi për liri dhe flamur kombëtar.
“Në Shkodër historia tregon se u vendosën zyrat e shërbimit famëkeq sekret Jugosllav që grabiste dhe zhdukte nacionalistët. Të bindur, se ata nuk do të pranonin pushimin serb.
Ata donin një Shqipëri të lirë nga diktatura komuniste. Kanë kaluar 76 vite. Ne nderojmë sot veprën heroike të burrave dhe grave të Postribës. Mbi 60 e ca prej tyre u ekzekutuan” tha ai.
Më pas kryetari i PD-së u ndal te aktualiteti duke bërë thirrje për një tjetër kryengritje, këtë herë për të larguar Edi Ramën.
“Edi Rama për covidin nxori tanket. Cfarë po bën me këtë krizë? Të njëjtën gjë. Me rritjen e çmimeve fiton qindra milionë. Qytetarët i mashtron me thërrime. Sot Postriba është në rrezik përsëri, Shqipëria është në rrezik.
Ndaj edhe ne duke u përulur para qëndresës. Le të zotohemi se idealet e tyre të lirisë do i mbrojmë dhe Shqipërinë do ta shpëtojmë nga ky regjim. Qëndresë deri në përmbysjen e Edi Ramës” tha Berisha.