albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home BOTË

VIDEO/ Çfarë ishte kjo?! Helikopteri misterioz amerikan zbret në kufirin Ukrainë-Poloni

by Editor
February 16, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
VIDEO/ Çfarë ishte kjo?! Helikopteri misterioz amerikan zbret në kufirin Ukrainë-Poloni
Share on FacebookShare on Twitter

Një helikopter “Blackhawk” i ushtrisë amerikane ka fluturuar në kufirin Poloni – Ukrainë për të marrë disa pasagjerë.

Helikopteri i tipit “UH-60M” me numër bishti “20-21131”, u vu re për herë të parë duke fluturuar në lindje nga aeroporti Mielec në Poloni pak para mesnatës me orën lokale të së martës. Ai u ul pranë pikës kufitare Korczowa-Krakovets, ku u prit nga një fuoristradë e zezë.

Thuhet se disa persona dolën nga automjeti dhe hipën në helikopter, i cili më pas u ngrit dhe u nis drejt perëndimit. Destinacioni i tij ishte një spital në Rzeszoë-Jasionka, Poloni ku mbërriti pak pas mesnate me orën lokale.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Sipas bisedave të kontrollit të trafikut në radio, ishte një mision evakuimi mjekësor. Identiteti i pasagjerëve apo pacientit nuk u bë i ditur. Fluturimi i evakuimit në mesnatë vjen pasi presidenti amerikan Joe Biden konfirmoi se ai kishte urdhëruar ambasadën amerikane në Ukrainë që të zhvendosej “përkohësisht” nga Kievi në Lviv, afër kufirit polak, për shkak të frikës së një “pushtimi” të supozuar nga Rusia.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL