Momente tensioni në Kuvend. Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani kërkoi fjalën jashtë radhe.
Ai u drejtua me “vrap” drejt foltores duke kërkuar që të mblidhet Komisioni i Politikës së Jashtme dhe të mbajë një qëndrim për situatën në Kosovë.
“Kërkoj të mblidhet Komisioni për Politikat e Jashtëm dhe të dënojmë sulmet e Serbisë ndaj policisë së Kosovës. A e dini që atje po vriten njerëz?
Unë kam kërkuar në seancën e kaluar që Kuvendi të mbajë një qëndrim, janë marrë 3 policë peng në Kosovë, kemi një kryeministër që sillet si shefi i OKB-së.
Të vijë këtu në Kuvend dhe të japë llogari për draftin që ka dërguar në BE dhe SHBA për konfliktin në Kosovë.
Është e turpshme që Kuvendi nuk ka pasur asnjë qëndrim për situatën në Kosovë, deri në fund të kësaj seance duhet të dalim patjetër me një qëndrim” tha Dogjani.