albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

VIDEO/ Gazeta e huaj nxjerr videon: Ja si serbët shpërndanin armë me ambulancë në Veri të Kosovës

by Editor
July 4, 2023
Reading Time: 2 mins read
0
VIDEO/ Gazeta e huaj nxjerr videon: Ja si serbët shpërndanin armë me ambulancë në Veri të Kosovës
Share on FacebookShare on Twitter

Gazeta “TheGeopost” ka shpërndarë një video-regjistrim ku pretendohet se dallohet një grup serbësh në Veri të Kosovës, teksa shpërndajnë armë të kontrabanduara me ambulancë.

Publikimi i kësaj video-je vjen pas deklaratave të forta të deputetes britanike Alicia Kearns, e cila u shpreh se serbët po kontrabandonin armë me ambulanca në kishat serbe në Veri të Kosovës.

“Geopost” një medie që përqëndrohet në zhvillimet në rajonin e Ballkanit, shkruan se kontrabandimin e armëve në videon e mëposhtme e ka kryer serbi i arrestuar tashmë nga policia e Kosovës, Milun “Lune” Milenkoviq, drejtues i “Mbrojtja Civile”.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025
Gjithashtu, vetëm pak ditë më parë organizata e serbëve të Kosovës “Mbrojtja Civile” u shpallë si organizatë terroriste nga autoritetet kosovare, vendim që nuk mori pëlqimin e zyrtarëve të lartë të BE-së, të cilët u shprehën se nuk ishin pjesë e konsultimit.

“Anëtarë të “Civilna Zastista (Mbrojtja Civile), të udhëhequr nga i arrestuari, i njohur si Lune, në Mitrovicën e Veriut, lëvizin në rrugë me ambulancën, e cila po mbante armë më 6 dhjetor 2022, kur u sulmuan zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në qytet”, thuhet në video.

Nga pamjet dallohet ambulanca teksa i afrohet disa serbëve të grumbulluar në Mitrovicën e Veriut, të cilët afrohen duke hapur dyert, nga brenda së cilës mesa duket kanë marrë armët e zjarrit. Më pas ambulanca largohet duke ndezur sirenat.

Kujtojmë gjithashtu se rreth dy javë më parë, një makinë me targa serbe e ngarkuar me një sasi të madhe armatimesh të rënda, deri te mitralozë e granata-hedhës, u ndalua në qytetin e Zveçanit.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL