Një baba i tre fëmijëve ishte ai që arriti të frenonte një grua që ishte me të brendshme në një aevion për në Mançester dhe dy herë u përpoq të sulmonte kabinën duke thirrur ‘Allahu Akbar’.
Philip O’Brien, 35 vjeç, ishte një pasagjer në fluturimin Jet2 nga Lanark, Qipro në Mançester të martën më 9 gusht, kur një grua, rreth të 30-tave, shkaktoi panik menjëherë pas ngritjes.
Sipas Daily Mail, gruaja la të kuptohej se kishte eksploziv me vete dhe gjithashtu pyeti fëmijët me të cilët ishte nëse ishin “gati të vdisnin”.
O’Brien ishte në aevion me gjashtë anëtarë të tjerë të familjes, duke përfshirë gruan dhe tre fëmijët e tij nga tetë deri në 14 vjeç.
“Kur gruaja u kthye në drejtim të kabinës, unë mora kontrollin, e shtriva në tokë dhe në atë moment piloti bëri një Ulje emergjente në Paris”.
O’Brien e pyeti gruan pse po deklaronte gjëra të tilla dhe ajo u përgjigj:
“Nëse nuk do ta bëja, do të kishte një shpërthim dhe të gjithë do të vdisnin”.
Raporti thotë se fluturimi u nis për në aeroportin Charles De Gaulle të Parisit herët në mëngjes të martën për të “larguar” “pasagjerin shqetësues”.
Fotot e publikuara në rrjetet sociale treguan një skenë kaosi me të paktën dy oficerë policie franceze që u shfaqën dhe arrestuan ose ndaluan një grua, e cila kishte veshur një kapele të zezë dhe bluzë të kuqe, ndërsa kompania ajrore Jet2 nuk është prononcuar ende për incidentin.