Radhë të gjata janë krijuar mbrëmjen e sotme në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.
Fluks paraqitet në dalje nga vendi jonë drejt vendit fqinj. Ndërkohë, burime për mediat bëjnë me dije se radhët e gjata kilometrike janë krijuar për shkak se pala greke po punon me numër të reduktuar sportelesh, pasi ditën e sotme në vendin fqinj ka pasur festë.
Momentalisht pala greke punon me dy sportele ndërsa në anën tonë dogana punon me 4 sportele.