Këto ditë në rrjetet sociale është shpërndarë një njoftim ku një lokal kërkonte një punonjëse, por mos t’i përkiste komuntetit rom.
“Kërkojmë pastruese, jo me ngjyrë”- shkruhej në nje letër të ngjitur në xhamin e një lokali në Elbasan. Kjo gjë nxiti edhe reagimin e këtij komuniteti të cilët dolën në protestë me thirrjet “Stop diskriminimit”.
Ndërkohë pronari i lokalit ka folur sot në Faxnews ku e ka përgënjeshtruar një gjë të tillë, duke thënë se nuk e ka vendosur ai njoftimin.
Më tej ai shprehet i indinjuar ndërsa ka treguar se ka punuar me njerëz të komunitetit rom edhe më herët.
Pronari: Edhe unë e kam parë te rrjetet sociale. Unë vetë si pronar nuk e kam vënë. Është gabim i madh, e dënoj. Unë kam punuar me këtë komunitet. Edhe në këtë moment nuk e di. Fotoja u vu dhe u hoq brenda orës.
Jam i indinjuar shumë. Unë e kam parë foton por nuk e kemi vënë ne. Unë jam për punëtorët me ngjyrë. E dënoj me të madhe. Pro njerëzve me ngjyrë. Nuk ka dallim.
Momentalisht nuk ka njerëz me ngjyrë që punojnë por kam pasur para 4 muajsh.