Liverpool “harron” nisjen e keqe të sezonit dhe “shpartallon” 9-0 ekipin e Bournmouth. Sfida e Anfield nuk pati histori, me The Reds që shënuan 5 herë në pjesën e parë me Diaz, Elliot, Arnold, Firmino dhe Van Dijk.
Skuadra e Jurgen Klopp nuk do njihte mëshirë as një pjesën e dytë. Një autogol i Mepham, Firmino, Carvalo dhe Diaz thelluan akoma më shumë rezultatin. Liverpool është në vendin e 8-të me 5 pikë, ndërsa Bournmouth është e 16-ta me 3 pikë.
Manchester City përmbysi 4-2 Crystal Palace. Pjesa e parë pa mysafirët në avantazhin e dyfishtë, por në të dytën “Qytetarët” kthyen gjithccka në favor të tyre me golat e Silva dhe Halaand (x3).