Ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu në orët e para të ditës së sotme hyri në ndërtesën e Komunës së Leposaviçit. U largua pas gjysmë ore dhe serbët e grumbulluar kanë hedhur bojë të kuqe dhe vezë në drejtim të xhipit të ministrit, sipas mediave serbe në veri.
Aliu ka shfrytëzuar momentin kur një numër i vogël njerëzish janë mbledhur para Komunës dhe kanë hyrë për të vizituar kryetarin e sapoemëruar Lulzim Hetemi, i cili prej 16 ditësh nuk kishte dalë nga ndërtesa e Komunës.
Ndërkohë serbët për të 16-tën ditë po protestojnë para ndërtesës së Komunës në Leposaviç. Ata kërkojnë largimin e kryetarit dhe të Njësisë Speciale nga ajo pjesë.