Janë publikuar pamjet e aksionit për arrestimin e vrasësve me pagesë dhe grupit kriminal që u godit nga policia. Siç shihet në pamjet e publikuara nga policia, dy pre agresorëve të arrestuar shihen gjatë një skene krimi ndërsa njëri është i armatosur me kallashnikov.
Polica sqaron se gjatë aksionit “Storm” Janë zbardhur dy vrasje të mbetura në tentativë, dy vjedhje të automjeteve dhe grabitja e një shtetasi që kthehej nga Gjermania. Lidhur me këto ngjare të rënda policia ka mundur të arrestojë 5 persona ndërsa në kërkim është shpallur një tjetër.
Konkretisht policia ka zbardhur vrasjen e A.GJ e mbetur në tentativë e ndodhur me 17 Gusht të vitit që lamë pas. Sipas policisë Robert Laci ka qenë porositësi i ekzekutimit të A.Gj. Këtë ekzekutim e morën përsipër Ibrahim Difaj dhe , Ilirian Feçi. Këta të dy i kanë bërë atentat më 17 gusht të 2021, A.Gj në zonën e fshatit Adriatik në Fushë Kuqe, por pa mundur ta eliminojnë. Porosia do të kryhej, kundrejt shumë prej 20 mijë eurove që do paguheshin nga Rober Laci.
Ndërkohë është zbardhur edhe ngjarja kriminale e ndodhur më 14 janar të këtij viti, ku një grup personash në tentativë për t’i shpëtuar patrullës kanë qëlluar me armë zjarri ndaj policisë. Ngjarja u shënua pak para mesnatës të 14 janarit. Një makinë tip “Benz” është tentuar të ndalohet nga një patrullë në zonën e Qafë Kasharit. Drejtuesi i makinës nuk është bindur dhe është larguar në drejtim të Fushë Krujës. Në këtë makinë raportohet se ndodheshin Ibrahim Difaj, Shpëtim Kraja dhe shtetasja E. V. Në tentativë për t’u larguar, mjeti është përplasur më një bordurë dhe personat që ndodheshin në mjet, kanë dalë duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të Policisë dhe duke përfituar nga errësira janë larguar duke braktisur mjetin. Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati persona të lënduar, ndërsa makina rezultoi që ishte me targa të vjedhur nga një automjet tjetër në Tiranë. Lidhur me këtë ngjarje policia njofton se janë arrestuar, Ibrahim Difaj, 31 vjeç, banues në Kurbin dhe është shpallur në kërkim Shpëtim Kraja, 35 vjeç, banues në Shkodër. Ndërkohë E. V., 30 vjeçe, banues në Kurbin është vënë nën hetim.