Policia e Kosovës ka arrestuar një serb të dyshuar për sulm ndaj KFOR-it, në protestën e 29 majit në Zveçan.
Sipas policisë i arrestuari është N.O., me vendbanim në Mitrovicën e Veriut, i njohur me nofkat “Nemac” dhe “Rusi”.
Sipas informacioneve të publikuara nga KoSSev, i dyshuari për sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it më 29 maj në Zveçan, N.O, është arrestuar mëngjesin e sotëm në vendin e tij të punës në një lavazh në afërsi të stacionit të autobusëve në veri të Mitrovicës.
N.O i njohur edhe me nofkat “Nemac” dhe “Rusi” është i dyshuar për përfshirje në rastin e sulmit dhe rrezikimit të personave nën mbrojtje ndërkombëtare.
Ndërkohë në rrjete sociale po qarkullon një video ku shihet momenti i arrestimit të N.O nga Policia e Kosovës.