albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home BOTË

VIDEO/ Pas skandalit në Turqi, Von der Leyen sërish ‘në siklet’: Momenti kur injorohet nga ministri i jashtëm i…

by Editor
February 21, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
VIDEO/ Pas skandalit në Turqi, Von der Leyen sërish ‘në siklet’: Momenti kur injorohet nga ministri i jashtëm i…
Share on FacebookShare on Twitter

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e gjeti veten përsëri në një situatë të pakëndshme të premten, kur ajo u injorua nga ministri i jashtëm i Ugandës.

Sipas mediave të huaja, incidenti u shpalos gjatë një fotografie protokollare, ku von der Leyen mori pjesë së bashku me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Zyrtarja përshëndeti kryediplomatin e Ugandës, Abubakhar Jeje Odongo, i cili në dukje e injoroi atë dhe kaloi pranë saj për të shtrënguar duart me dy burrat, siç edhe tregojnë pamjet.

Ministri përshëndeti Michel dhe Macron, duke u angazhuar në një bisedë me të dy.

Odongo më pas qëndroi për foton e protokollit, ende “pa e vërejtur” von der Leyen.

Dhe u desh një përpjekje nga Macron që bëri shenjë në drejtimin e saj për të tërhequr vëmendjen e Odongo te presidentja e Komisionit.

Më pas ai shkëmbeu fjalë për pak me të dhe u largua.

Incidenti nxiti menjëherë krahasimet me skandalin famëkeq të ‘Sofagate’ që u pa në prill të vitit të kaluar.

Në atë kohë, von der Leyen vizitoi Turqinë së bashku me Michel, duke takuar presidentin e vendit Recep Tayyip Erdogan.

Zyrtarja mbeti e ulur vetëm në një divan, ndërsa Erdogan dhe Michel u ulën në karriget pranë njëri-tjetrit gjatë bisedimeve.

 

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL