albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home BOTË

VIDEO/ Putin nuk kursen as fëmijët në Moskë/ Policia arrestohen 7-vjeçaren dhe nënën e saj pasi vendosën lule në ambasadën ukrainase

by Editor
March 2, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
VIDEO/ Putin nuk kursen as fëmijët në Moskë/ Policia arrestohen 7-vjeçaren dhe nënën e saj pasi vendosën lule në ambasadën ukrainase
Share on FacebookShare on Twitter

Vendimi i Vladimir Putin për të sulmuar Ukrainën u dënua ashpër nga shumë shtete, por gjithashtu dhe nga vetë qytetarët rusë, të cilët u ngritën në protesta.

Rusët mbushën rrugët me pankarta e thirrje kundër Putinit, duke kërkuar ndalimin e agresionit  ndaj Ukrainës, por hasën në dhunën e policisë. Putin ka vendosur një regjim të ashpër propagande që duket se nuk po kursen asnjë.
Së fundmi, është publikuar një video ku duken disa fëmijë që janë arrestuar për shkak se kishin deklaruar mbështetjen për Ukrainën. Fëmijët u arrestuan pasi së bashku me nënat e tyre kishin zgjedhur të vendosnin lule dhe vizatime, ku thuhej “jo luftë” pranë ambasadës ukrainase në Moskë. Forcat policore arrestuan nënat dhe fëmijët, ndërsa në video shihet një vogëlushe duke qarë, teksa e ëma përpiqet ti shpjegojë se çfarë po ndodh.

“Pse jeni ulur atje?” – pyet vajza.

“Gjithçka do të jetë mirë, a më beson?”– përgjigjet nëna.

RELATED STORIES

Trump i rikthehet fushatës pas përpjekjes së dytë për vrasjen e tij

Trump i rikthehet fushatës pas përpjekjes së dytë për vrasjen e tij

September 18, 2024
Hezbollahu goditet nga një valë shpërthimesh e pajisjeve të komunikimit

Hezbollahu goditet nga një valë shpërthimesh e pajisjeve të komunikimit

September 18, 2024

Fëmijët u morën nga nënat e tyre për të vendosur lule në ambasadën e Ukrainës në Moskë. Megjithatë, gratëm së bashku me fëmijët u arrestuan, duke u mbajtur në rajonin e policisë për gjithë natën. Nëna Ekaterina tregoi për ‘ferrin’ që pësoim ndërsa fëmijët e saj bërtisnin dhe qanin kur u ndaluan.

“Kam parë video që tregonin bombardimin e tmerrshëm çnjerëzor në Kharkiv  dhe kuptova se nuk mund të ulem më nën një shkurre duke u dridhur dhe të pretendoj se asgjë nuk po ndodh,” tha ajo.

“Zemra ime po shkatërrohet  nga pikëllimi dhe dhembja. Kisha synimet më paqësore – të vendosja lule në kujtim të civilëve dhe fëmijëve që kishin humbur jetën në Ukrainë”.- tha nëna.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL