albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home POLITIKE

VIDEO/ Rama ultimatum pronarëve: Ju ikën pika e karburantit nëse bëni këtë gjë

by Editor
March 11, 2022
Reading Time: 3 mins read
0
Rama i prerë me furnizuesit e naftës: Mbani barrën, s’mund të fitoni në këtë kohë lufte
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama në mbyllje të një komunikimi me furnizuesit e naftës, nuk iu dha të drejtën e fjalës këtyre të fundit, të cilët i paralajmëroi për një sërë masash që qeveria do të ndërmarrë për sektorin, në një kohë lufte.

Rama tha se furnizuesit e naftës nuk do të shkojnë me fitim në shtëpitë e tyre, ama ata duhet të jenë krenar që po i shërbejnë vendit në kohë lufte. Sipas Ramës, qeveria do të krijojë rezervat e saj të naftës, duke shfrytëzuar Albpetrol.

Nga ana tjetër, nesër pritet ngritja e një bordi të përbashkët mes qeverisë dhe biznesit të hidrokarbureve, ku çdo ditë do të ketë një rregullim të çmimeve. Në rast se një pikë karburanti do të ketë një çmim të ndryshëm të vendosur nga bordi, biznesi do të merret nën administrim nga shteti.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Rama tha se pjesë e bordit do të jenë ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, ministrja Belinda Balluku, dy drejtorët e Tatimeve dhe Doganave, si dhe kreu i Autoritetit të Konkurencës, Denar Biba.

Nga ana tjetër do të jenë 5 përfaqësues nga vetë biznesi, të cilët sipas Ramës duhet të jenë pjesë e sakrificës për përballimin e luftës.

Ministrja e Energjitikës Belinda Balluku, tha se nga dita e nesërme do të nisin kontrollet në pikat e furnizimit me naftë, për të parë rezervat që kanë kompanitë. Sipas saj ata duhet të kenë një sasi të caktuar rezervash, pasi në të kundërt do të përballen me gjoba. (lexo lajmin)

Pjesë nga deklarata e Ramës:

Brenda paradites së nesërme do të duhet të na bëni me dije 5 përfaqësuesit tuaj, nesër pasdite Bordi do të mblidhet, mirë do të jetë që mbledhja të jetë me prezencë fizike, pastaj mbledhja do të ndiqet me zoom, ne e dimë që nuk funksionon tregu me caktim paraprak të çmimeve, por në këtë fazë qeveria do të thojë fjalën e saj të fundit.

Çdo pikë që ka një çmim të ndryshëm nga ajo që vendos bordio, do të humbasë pikën, kjo do të jetë e sanksionuar me ligj, pika do të merret për administrim nga shteti. Ne do të angazhohemi për të krijuar rezervat tona, duke përdorur Albpetrol, për të pasur aktorin e vetë për ditë të këqija.

Ne do të jemi në dispozicion për çdo ndihmë, në rast se furnizimi do të vështirësohet. Mbajtja e çmimit të energjisë në këto kushte, është një kosto  marramendëse për shtetin, larg qoftë që të rrisim energjinë, që të heqim taksën e qarkullimit nga nafta.

Do të ishte një barrë dërrmuese, për të lehtësuar një pjesë tjetër që ka më shumë mundësi, se pensionistët. Sot spekulimet nuk do të tolerohen, kush do të shkojë te pika e karburantit duhet ta dijë se çfarë po paguan, që nuk do të paguajë dikë që bën para në luftë në kurriz të tyre.

Në asnjë mënyrë nuk do të hyjmë në një rrugë pa krye, që do ti çojë furnizuesit në falimentim, ju nuk do të shkoni në shtëpi me humbje, por nuk do të shkoni as me fitim. Ju do të shkoni në shtëpi në darkë, me idenë që i keni shërbyer vendit në kohë lufte.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL