Pas marrjes së lajmit të hidhur për humbjen nga jeta të bashkëshortit, babait dhe të afërmit të tyre të dashur familja Bunjaku ka hapur dyert e mortit.
Afrim Bunjaku u vra në orët e para të mëngjesit të sotëm në krye të detyrës pas një sulmi që iu bë policisë.
Persona të armatosur dhe me arsenale nga më të ndryshme qëlluan drejt policisë dhe Bunjakut i cili për shkak të plagëve gjeti vdekjen.
I plagosur mbeti edhe një efektiv tjetër por fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Bunjaku la pas tre fëmijë të cilët tashmë e kanë marrë lajmin e hidhur i cili tronditi jo vetëm ata por mbarë vendin.
Ndërkohë janë publikuar pamje nga banesa e viktimës ku duken njerëzit të cilit janë mbledhur për të nisur të gjitha veprimet për t’i dhënë lamtumirën e duhur dëshmorit i cili dha jetën në krye të detyrës për atdheun.
“Të vdesësh për atdheun është si të rilindësh përsëri!,”ka shkruar një nga të afërmit të policit të ndjerë.
Pamje nga banesa e viktimës
Video Player