albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home SPORT

VIDEO/ UEFA i del në krah Armando Dukës për zgjedhjet: Po vlerësojmë ndikimin e politikës

by Editor
February 15, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
VIDEO/ UEFA i del në krah Armando Dukës për zgjedhjet: Po vlerësojmë ndikimin e politikës
Share on FacebookShare on Twitter

RELATED STORIES

Liverpool përmbys Milanin në Champions, Reali shmang surprizën ndaj Stuttgart

Liverpool përmbys Milanin në Champions, Reali shmang surprizën ndaj Stuttgart

September 18, 2024
Trajneri i Tottenhamit shpërthen ndaj gazetari që i bëri pyetje provokuese

Trajneri i Tottenhamit shpërthen ndaj gazetari që i bëri pyetje provokuese

September 17, 2024

Ekspertët e UEFA-s vijojnë punën për monitorimin e ndërhyrjeve nga palë të treta dhe mbledhjen e informacioneve në lidhje me incidentet e fundit në proceset zgjedhore të shoqatave anëtare të FSHF-së në prag të Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhor të 2 marsit.

Delegacioni i përbërë nga Luca Nicola (Shef i qeverisjes së federatave anëtare në UEFA), Luka Zajc (Shefi i Çështjeve Korporative) dhe Yann Hafner (Ekspert i çështjeve statutore dhe rregulloreve) po njihet me zhvillimet e fundit, problematikat dhe incidentet e shkaktuara nga ndërhyrja e palëve të treta.

Luca Nicola, shefi i qeverisjes së federatave anëtare të UEFA dhe një prej anëtarëve të delegacionit ka shpjeguar për Fshf.org edhe objektivin e këtij misioni, teksa thekson se po vlerësojnë seriozisht rastet e ndikimeve të papërshtatshme të palëve të treta në procesin zgjedhor të FSHF-së.

Gjithashtu, zyrtari i lartë i UEFA-s thekson se pasi të njihen me të gjitha problematikat dhe dokumentacionin e procesit zgjedhor, misioni i UEFA -s do të përgatisë një raport të detajuar që do të t’i paraqitet Presidentit të UEFA-s, Alexander Ceferin.

“Së pari, për të shpjeguar kontekstin e misionit tonë, ne kemi ardhur në vijim të vizitës së fundit të Presidentit të UEFA-s në Shqipëri, ku ai u takua me Kryeministrin e Shqipërisë si dhe me Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit. Ne mbërritëm të hënën dhe objektivi i misionit tonë është të vlerësojë procesin zgjedhor të FSHF-së si edhe Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të planifikuar për t’u zhvilluar më 2 mars 2022. Gjithashtu, ky mision përfshin edhe vlerësimin e rasteve të mundshme të ndikimit të papërshtatshëm nga palët e treta në procesin zgjedhor. Sapo misioni ynë të përmbyllë vizitën, do të përgatisim një raport për drejtuesit e UEFA-s dhe bazuar në këto gjetje ne do t’i komunikojmë FSHF-së qëndrimin e UEFA-s”, – deklaroi Luca Nicola në prononcimin e tij.

 

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL