albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home BOTË

VIDEO/ “Viral” në TikTok/ Bukuroshet ukrainase gati të lënë jetën për atdhe, me veshje ushtarake deklarohen për luftë

by Editor
February 20, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
VIDEO/ “Viral” në TikTok/ Bukuroshet ukrainase gati të lënë jetën për atdhe, me veshje ushtarake deklarohen për luftë
Share on FacebookShare on Twitter

Janë bërë virale, imazhet dhe videot e ushtarakëve ukrainas që qarkullojnë në internet , duke ndarë pamjet e jetës së tyre të përditshme në ushtri në platformat e mediave sociale. Ata flasin në mënyrë prekëse për atdheun e tyre, të cilin thonë se do ta mbrojnë deri në vdekje nëse duhet. Bukuroshet urkainase ndajnë me ndjekësit momente nga kampi dhe stërvitjet e vështira por edhe nga jeta e tyre personale. Është tipike që ata marrin pjesë së bashku me kolegët e tyre meshkuj në trajnime duke treguar patriotizmin e tyre në çdo rast.

Në të njëjtën kohë, shumica e të rinjve së bashku me veshjet strikte ushtarake marrin pjesë në të ashtuquajturat trende TikTok me kërcime dhe video. Të rejat shprehin dashurinë e tyre për vendin e tyre, duke veshur gjithmonë iniformat.

Me rritjen e tensioneve në kufirin Ukrainë-Rusi, Kievi ka vendosur të zgjasë shërbimin e tij ushtarak për të përfshirë gratë nga mosha 18 deri në 60 vjeç. Në dhjetor të ’21, Ministria e Mbrojtjes u kërkoi grave të merrnin pjesë në stërvitje në rast të një lufte të madhe dhe të përhapur. Siç theksoi në një intervistë të fundit deputetja ukrainase Oleksandra Ustinova, vendimi i ministrisë i dërgon gjithashtu një mesazh të qartë Moskës se ukrainasit janë të gatshëm për një përgjigje të fortë dhe do t’i rezistojnë me të gjitha forcat sfidave të palës ruse.

RELATED STORIES

Trump i rikthehet fushatës pas përpjekjes së dytë për vrasjen e tij

Trump i rikthehet fushatës pas përpjekjes së dytë për vrasjen e tij

September 18, 2024
Hezbollahu goditet nga një valë shpërthimesh e pajisjeve të komunikimit

Hezbollahu goditet nga një valë shpërthimesh e pajisjeve të komunikimit

September 18, 2024

 

 

 

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL