Një punonjës i bagazheve në Rinas është arrestuar dhe një tjetër është proceduar, pasi akuzohen se vidhnin sende me vlerë nga valixhet e pasagjerëve.
Gjatë kontrollit në hapësirën ku ata mbanin sendet personale, punonjësit të bagazheve 19-vjeçarit Leidjon Zeneli dhe 24-vjeçarit Mehmet Sula iu gjetën 1250 euro dhe bizhuteri.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e eurove dhe bizhuteritë.
Ndërsa Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.