albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRONIKE

Vlorë, viktima erdhi pa pasaportë nga Kosova, ka plumb në shpatull, autori i rrëmbeu telefonin

by Editor
February 19, 2022
Reading Time: 1 min read
0
Vlorë, viktima erdhi pa pasaportë nga Kosova, ka plumb në shpatull, autori i rrëmbeu telefonin
Share on FacebookShare on Twitter

Misteret e vrasjes së 46-vjeçarit Altin Alikaj në Vlorë po zbardhen. 46-vjeçarit i është gjetur një plumb në shpatull nga krahu i zemrës si dhe fraktura në kokë që fillimisht u dyshua se ishte qëlluar me sëpatë.

46 vjeçari para disa kohësh ka qenë në Kosovë dhe sipas burimeve atij i është mbajtur pasaporta në kufi. Në Shqipëri ai ka ardhur ilegalisht. Pas vrasjes autori dyshohet se i ka marrë telefonin pasi nuk gjendet. Vrasja dyshohet se ka disa ditë që ka ndodhu dhe ka qenë e mirë menduar.

Ngjarja u regjistrua në lagjen “24 Maji”, teksa Alikaj ishte shpallur në kërkim që prej datës 11 shkurt, ndërsa denoncimin në polici e kishte bërë kushëriri i tij. Ai u gjet nga e ëma, e cila sapo ishte kthyer nga Greqia, ndërsa dyshohet se viktima ishte përdorues droge.

RELATED STORIES

Atentati ndaj ish-prokurorit, ja sa vite burg kërkon SPAK për Ramazan Rrajën dhe grupin e tij

Atentati ndaj ish-prokurorit, ja sa vite burg kërkon SPAK për Ramazan Rrajën dhe grupin e tij

September 17, 2024
EMËR+FOTO/ Iu kap drogë me vlerë 1- 2 milionë paund, dënohet me dy vite burg 46-vjeçari shqiptar në Angli

EMËR+FOTO/ Iu kap drogë me vlerë 1- 2 milionë paund, dënohet me dy vite burg 46-vjeçari shqiptar në Angli

September 17, 2024

Dyshohet se Alikaj është vrarë me armë zjarri, por ende rrethanat e vdekjes së tij janë shumë të paqarta. Në kokën e viktimës ka pasur një plagë, teksa familjarët pretendojnë se në banesë  kanë gjetur një sëpatë të me gjak.

Po ashtu sipas tyre, autori apo autorët kanë helmuar qentë e komshinjve, në mënyrë që të mos lehnin për të sinjalizuar futjen e tyre në banesë dhe po ashtu kanë ulur automatin në shtëpinë e viktimës.

Trupi është dërguar në morg, ku po i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore. Deri më tani janë shoqëruar tre persona nga policia e Vlorës. Ata kanë njohje me 46 vjecarin.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL