albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

VOA: Zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare tashmë pjesë e diskutimeve të partive politike në Kosovë

by Editor
May 20, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
VOA: Zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare tashmë pjesë e diskutimeve të partive politike në Kosovë
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike e Kosovës u kërkoi të hënën partive politike parlamentare mbështetje për një mocion për shpërndarjen e parlamentit të Kosovës javën e ardhshme, si rrugë për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.

“Ju e dini që të vetëm si grup parlamentar nuk e kemi atë fuqi në Kuvendin e Kosovës, e kemi thënë në vazhdimësi gjitha dëmet dhe pasojat që po i vuajmë sot si qytetarë të këtij vendi dhe si shtet për shkak të qeverisjes jashtëzakonisht të dobët dhe degraduese dhe është mirë që së bashku këtë dakordim apo këtë gjuhë të përbashkët që kemi pasur si opozitë ta finalizojmë me një seancë e cila do të mbahej javën e ardhshme”, tha shefi i grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri.

Mocioni mund të ngritet me nënshkrimet e 40 deputetëve, ndërsa duhen 80 vota në parlamentin 120 vendesh. Nëse deputetët merren vesh për shpërndarjen e parlamentit atëherë presidentja duhet t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme që duhet të mbahen më së largu 45 ditë pas shpalljes së tyre.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Partia Demokratike tha se shpërndarja e parlamentit para datës 30 maj do të mundësonte që zgjedhjet të mbahen në fund të muajit qershor apo në fillim të muajit korrik.

Nisma e Partisë Demokratike pasoi një takim javën e kaluar ndërmjet kryetarit të kësaj partie Memli Krasniqi dhe kryeministrit Albin Kurti, në të cilin është diskutuar edhe për zgjedhjet e reja.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha pas atij takimi se është i gatshëm të hap diskutimet me partitë opozitare në vend për të shpallur zgjedhjet e reja parlamentare.

Shefja e grupit parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje në pushtet Mimoza Kusari Lila tha sot se subjekti i saj është i gatshëm të mbështesë shpërbërjen e parlamentit në rast se mbështetet nga të gjitha partitë opozitare.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL