albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Votimi për Xhaçkën, Peleshi: Ishim të paqartë, prevalon e drejta e deputetit apo detyrimi për të zbatuar vendimet e Kushtetueses?

by Editor
September 16, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
Votimi për Xhaçkën, Peleshi: Ishim të paqartë, prevalon e drejta e deputetit apo detyrimi për të zbatuar vendimet e Kushtetueses?
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi, ka folur për gazetarët pas mbledhjes së grupit, ku mbrojti qëndrimin e të majtëve për mandatin e Olta Xhaçkës.

Niko Peleshi: Nuk bëhet fjalë për një kundërshtim të Gjykatës Kushtetuese, ne e zbatuam vendimin, duke e futur në seancën e parë. Është e vërtetë nga ana tjetër që ky mocion nuk përparon dot, për shkak të votimit me abstenim, apo kundër. E gjitha kjo për shkak të paqartësisë, nëse prevalon e drejta e deputetit për të vendosur, apo detyrimi për t’u zbatuar vendimi i Kushtetueses. E çmoj të drejtë vendimin e kryetares së Kuvendit, për të kërkuan opinion nga Venecia, do të na vlejë për të gjitha vendimet e mëtejshme të Gjykatës Kushtetuese.  Ne vendimin e Gjykatës Kushtetuese e kemi trajtuar me seriozitetin e duhur, Kuvendi është një bashkësi deputetësh, votimi bëhet sipas vullnetit të deputetëve.

Kush e kontrollon votën e deputetëve?

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Niko Peleshi: Ne nuk kemi thënë që nuk votojmë me vendim grupi, këtë herë nuk është marrë një vendim politik, nuk ishte ky rasti. Ne votojmë në grup, dikush mund të jetë edhe kundër, por zbaton disiplinën e grupit. Unë ju thashë që për këtë çështje nuk kishte një vendim grupi, sepse vetë ne ishim të paqartë. Abstenimi duhet lexuar në këtë rast si paqartësi.  

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL