albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRONIKE

Vrasësi i 17-vjeçares në Laprakë ankimon vendimin nga arratia

by Editor
February 15, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Vrasësi i 17-vjeçares në Laprakë ankimon vendimin nga arratia
Share on FacebookShare on Twitter

Një i ri i drejtohet Gjykatës së Apelit për të ankimuar pikërisht vendimin ndonëse është i shpallur në kërkim si i dënuar me burgim të përjetshëm për një krim të rëndë.

Ngjarja për të cilën ankimuesi i drejtohet Gjykatës daton fundin e vitit 2018 kur në Laprakë iu mor jeta Griselda Gjikolës, vajzës 17 vjeçe!

Gjykata e Apelit nuk ka pranuar ankimimin e Robert Përpajat, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 17-vjeçares Griselda Gjikolajt në 28 dhjetor të vitit 2018, pasi avokati M.I nuk legjitimohet të ushtrojë ankim në emër dhe për llogari të këtij të pandehuri.

RELATED STORIES

Stampime dhe materiale promocionale: Kompania “Ibrand” e Kelmend Hodaj, bashkëpunim me bizneset VIP në Shqipëri

December 7, 2024
Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

September 18, 2024

Përpepaj, i cili është në kërkim dhe dënimi i është dhënë në mungesë, kërkonte ndryshim të veprës penale nga “Vrasje në rrethana cilësuese” në “Vrasje nga pakujdesia”, përmes së cilës është dënuar nga Shkalla e Parë. Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgim të përjetshëm Robert Përpepaj, i cili vrau 17-vjeçaren Griselda Gjikolaj.

Ndërkohë, Ronald Muzhaqi është dënuar me 23 vite burgim. Robert Perpepaj është në kërkim dhe Muzhaqi i arrestuar.

Në dosjen e Prokurorisë hidhej dritë mbi motivet e vrasjes së 17-vjeçares, Griselda Gjikolaj, dhe plagosjen e Erjon Bengaj. Referuar dokumentit zyrtar, rezultonte se e mitura është qëlluar me dy plumba në kokë, nga i dyshuari Robert Perpepaj, i cili prej disa kohësh e përndiqte sistematikisht dhe ishte kthyer në shqetësim për të.

Vajza, thuhet në dosje se i ka rrëfyer të fejuarit të saj Samir H., shqetësimet që po i sillte Roberti, duke i kërkuar ta mbronte prej tij.

Disa ditë përpara ngjarjes, i fejuari i 17-vjeçares dhe shoku i tij Erjon Benga u konfliktuan në Laprakë me të shumëkërkuarin 19-vjeçarin Përpepaj. Benga i ka kërkuar atij që të mos e ngacmonte Griseldën, por Përpepaj i është përgjigj se “është çun e mund të ngacmojë çdo vajzë”.

Në debat e sipër, Erion Benga e ka qëlluar me shpullë të riun me origjinë nga Tropoja.

Prej atij momenti, Roberti nuk është bërë i gjallë, deri mbrëmjen e 26 dhjetorit kur edhe ndodhi krimi i rëndë, duke tentuar të vrasë Saimir H, por në fakt plumbat e drejtuar në makinën e tij kanë vrarë 17- vjeçaren Griselda Gjikolaj dhe kanë plagosur rëndë personin tjetër në makinë, Erion Begën.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL