albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vrasja dhe hedhja në pus e Enver Ballës në Shënavlash, djali i tij në gjykatë: Jam penduar për krimin!

by Editor
September 7, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
Vrasja dhe hedhja në pus e Enver Ballës në Shënavlash, djali i tij në gjykatë: Jam penduar për krimin!
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën “arrest në burg” për Esmerald Ballën i cili dyshohet se vrau dhe hodhi në pus të atin, Enver Balla në fshatin Shënavlash. Po ashtu kjo gjykatë lanë burg dhe mikun e tij Edison Brahaj i cili dyshohet të jetë bashkëpunëtor i Esmerad Ballës në këtë ngjarje.

Esmerald Balla ka shprehur pendesë para togave të zeza dhe ka pranuar krimin. Ndërsa 25-vjeçari Brahaj ka deklaruar kësaj here, nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës, që në polici është dhunuar që të pranojë bashkëpunimin. Por, i pyetur nga gjykatësi ditën e sotme, i riu ka hedhur poshtë versionin e dhunës dhe gjithashtu të bashkëpunimit në vrasje.

Si u zbulua ngjarja?

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Esmerald Balla sipas policisë ka denoncuar se i ati më 13 gusht është larguar nga banesa me një grua të panjohur dhe se pas kësaj kësaj, babë e bir i kanë shkëputur kontaktet. Po ashtu 30-vjeçari ka deklaruar se ka dyshime se kjo grua mund të ketë vrarë të atin, sepse sipas tij ai nuk kishte arsye të ikte nga banesa.

Ndërkohë më tej në njoftimin e policisë thuhet se djali tjetër kishte ardhur nga Italia, pasi është njoftuar se babai ishte larguar nga banesa. Pas ardhjes në Durrës, ai ka kallëzuar në polici, se në rrjetin social Instagram, i ka shkuar një mesazh, nga një shtetase e panjohur prej tij. Në mesazh thuhej që familjarët të mos e kërkonin 62-vjeçarin, pasi ai ishte larguar me pushime.

Pas këtyre fakteve, policia ka ngritur dyshime se ngjarja ishte krim në familje. Pas hetimeve dhe kërkimeve, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, kapja dhe arrestimi Esmerald Ballës, i cili ka pranuar autorësinë e këtij krimi, pas një konflikti që kishte me babanë për një shumë lekësh (7 500 000 lekë të rinj, kursime të përbashkëta familjare) që dyshonte se ia kishte vjedhur 62-vjeçari.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL