albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vrasja e 11-vjeçares në Greqi/ Nuk përmbahen qytetarët, djegin shtëpinë e autorit të krimit makabër

by Editor
June 12, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
Vrasja e 11-vjeçares në Greqi/ Nuk përmbahen qytetarët, djegin shtëpinë e autorit të krimit makabër
Share on FacebookShare on Twitter

Më herët pasdite, një banesë e rrënuar në Myrtia Pyrgos, në Ilia , u përfshi nga flakët, pak minuta, para se të niste kortezhi i varrimit të 11-vjeçares Vasiliki, e cila tronditi gjithë Greqinë. Vdekja e vogëlushes ka ardhur nga daja i saj 37-vjeçar, kur nuk pranoi të kënaqte orekset e tij të sëmura seksuale.

Megjithatë, ajo që bie në sy është se ky nuk ishte një vendbanim. Sipas informacioneve të faqes ilialive.gr , banesa e djegur ishte vendi ku jetonte në fshat me familjen, vrasësi i 11-vjeçares. Mediat vendase raportojnë se një grup personash të panjohur kanë vënë në shënjestër shtëpinë e 37-vjeçarit si një akt hakmarrjeje për vrasjen dhe tentativën për përdhunim të 11-vjeçares.

Zemërimi dhe urrejtja e të afërmve dhe miqve të familjes së 11-vjeçares është tejmbushur, siç u pa edhe dje, kur tentuan të linçonin vrasësin 37-vjeçar, kur ai po mbërrinte me një makinë patrulle në gjykatë për të kërkuar falje. Për këtë, në fakt, prokurorit i është dashur të shkojë në Drejtorinë e Policisë, për të ngritur kallëzim ndaj tij.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Shërbimit Zjarrfikës të Pyrgosit, të cilët kanë vënë nën kontroll zjarrin. Asnjë anëtar i familjes së 37-vjeçarit nuk ka qenë i pranishëm në momentin e zjarrvënies. Sipas informacioneve të gjithë të afërmit e 37-vjeçarit janë larguar tashmë nga fshati, nga frika e hakmarrjes.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL