News24 ka publikuar me video sherrin e regjistruar rreth dy javë më parë, nga ku nisi gjithçka.
Ersid Ishmi kishte shkuar për të drekuar në hotel dhe kamerieri në restorant, kushëri me Ishmin ka debatuar me kuzhinierin pasi është vonuar porosia.
Siç shihet edhe nga pamjet, si fillim palët bisedojnë qetësisht më pas situata agravon në konfrontim fizik. Pjesë e konfliktit shihet se kanë qenë edhe persona të tjerë, mes tyre edhe një grua.