albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRONIKE

Vrasja e rëndë në Fier/ Kushëriri i viktimës: Burri ishte me të meta mendore, i kemi thënë vajzës të ndahej

by Editor
February 9, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Përcillet ditën e sotme për në banesën e fundit Valdete Mamaj, e cila u vra me thikë buke nga bashkëshorti i saj, Petrit Mamaj në qytetin e Fierit.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë teksa autori para policisë ka pranuar krimin, duke pohuar se e kishte bërë për xhelozi.

Kujtojmë se fillimisht ngjarja është njoftuar si një vetëvrasje, por pas kqyrjes së trupit nga ana e autioriteteve u arrit në konkluzionin se se vitkima ishtë vrarë më një thikë në zemër që rezultoi të ishte fatale dhe më pas me disa goditje të tjera.

RELATED STORIES

Stampime dhe materiale promocionale: Kompania “Ibrand” e Kelmend Hodaj, bashkëpunim me bizneset VIP në Shqipëri

December 7, 2024
Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

September 18, 2024

Një mikesh pranë familjes së viktimës Valdete Mamaj, tha për mediat se çifti kishte probleme dhe grindeshin shpesh, pasi Petrit Mamaj ishte xheloz.

 ‘E kam pasur shoqe. Familje shumë e mirë, nuk e meritonte. Kanë pasur probleme si çift, ishte xheloz ai dhe shpesh i sëmurë. Për banesën e fundit po e përcjellin nëna, motra, vëllai, fëmijët.”, tha ajo.

Naga na tjetër mes dhimbjes për ngjarjen makabre siç edhe e cilësoi vetë, kushëriri i viktimës Valdete Mamaj, Sokrat Brahimaj tha për media nga Levani se autori i vrasjes dhe bashkëshorti i saj Petrit Mamaj, ishte me të meta mendore dhe herë e ruante qetësinë, ndërsa herë nuk e ruante.

Ai sqaroi se shpesh i kanë thënë të ndjerës të divorcohejë, por ajo nuk pranonte për hatër të fëmijëve.

“Këtu jeton nëna e vajzës, ka dy vajza të tjera, djalin e ka në SHBA. Kjo ishte një ngjarje e dhimbshme, ka bërë një vrasje makabre dhëndri. Ai ka qenë me të meta mendore, këtu e ruante qetësinë, këtu kalonte. Nuk u divorcuan, kishin një djalë një vajzë. I kemi thënë vajzës të divorcohet, por nuk pranoi prej fëmijëve. Ka qenë problematik nga mendja. Herë pas here ushtronte dhunë, por nuk e prisnim të arrinte në këtë ekstrem. Nuk e ka denoncuar për hatër të fëmijëve.”, tha ai.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL