albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vrasja e reperit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, ende mister shkaqet e ngjarjes dhe vendndodhja e autorit

by Editor
May 28, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
Vrasja e reperit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, ende mister shkaqet e ngjarjes dhe vendndodhja e autorit
Share on FacebookShare on Twitter

SHKUP- Dy ditë më parë mbeti i vdekur reperi shqiptar, Aman Ismani i cili u vra në Shkup. Edhe pse kanë kaluar dy ditë nga vrasja edhe mbeten mister shkaqet e ngjarjes së rëndë ku mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë.

Ministria e Brendshme pas ngjarjes së rëndë tha se ka ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet së bashku me Prokurorinë Publike për gjetjen e autoreve dhe zbardhjen e këtij incidenti të armatosur. Ndërkohë që dy personat që mbetën të plagosur në këtë incident janë jashtë rrezikut për jetën.

Gjendja e të riut 19-vjeçar O.B i plagosur në incidentin në rrugën e plastikave është e qëndrueshme por vazhdon të mbetet në respirator në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup. Sipas mjekëve, ai ka marrë lëndime në pjesën e kraharorit, në pjesën e stomakut, dhe në këmbë.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

“Gjendja e djaloshit 19-vjeçar të cilit i bëmë intervenime kirurgjikale në natën kritike është stabile por vazhdon të jetë në kujdesin intenziv, në respirator por parametrat vitale i ka të kënaqshme dhe brenda 24 orëve në vijim shpresoj se do të lirohet nga respiratori, mbështetja e aparatit për frymëmarrje. Ka lëndime të shumta, në pjesën e kraharorit, në pjesën e stomakut, dhe këmbën, do të ketë intervenime tjera në pjesën e ekstremiteteve por tash për tash, rezultati, analizat dhe gjendja e tij është në nivel të pritshmërisë”, u shpreh Nexhati Jakupi, drejtori i Klinikës për Kirurgji Torakale dhe Vaskulare.

Ndërkohë i plagosuri tjetër 24-vjeçari T.A është goditur me një plumb dhe ka marr lëndime në pjesën e pasme të gjoksit, goditja ka përfunduar pranë shtyllës kurrizore dhe fatmirësisht pa asnjë dëmtim në vetë palcën.

“Tek ne është sjellë një pacient 24-vjeçar me lëndime nga armë zjarri me lëndime në pjesën e pasme të gjoksit, plumbi ka përfunduar afër palcës së shtyllës kurrizore dhe për fat të mirë pa ndonjë lëndim të palcës, është bërë menjëherë ndërhyrje kirurgjikale dhe tani është në gjendje stabile dhe mendoj se gjatë kësaj ditë do të transferohet në repartin e spitalit”, deklaroi Luben Arsenov, rejtori i Klinikës për Sëmundje Kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit”.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL