albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Vrasja e trefishtë në Memaliaj/ Gjenden armët në automjetin e djegur, dyshohet se atentati është porositur nga Dubai, autorët, vrasës me pagesë

by Editor
July 21, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
Blindohet aksi Levan-Tepelenë/ Policia në aksion për kapjen e atentatorëve në Memaliaj, gjenden armët e përdorura
Share on FacebookShare on Twitter

MEMALIAJ- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e trefishtë në Memaliaj. Disa orë pas ngjarjes u gjet duke u djegur mjeti i dyshuar se është përdorur gjatë atentatit. Ndërkohë sot bëhet me dije se brenda mjetit janë gjetur armë të cilat dyshohet se mund të jenë për të vrarë Shyqyri Kalemin dhe kamarien e klientin e lokalit ku ndodhi ngjarja. 

Armët pritet ti nënshtrohen analizave për të faktuar nëse janë përdorur ose jo në atentatin që shkaktoi 3 viktima dhe nëse ka gjurmë daktiloskopike të autorëve, që më pas mund të çojnë në identifikimin e vrasësve.

Mësohet se policia ka ngritur postoblloqe dhe po ushtron kontrolle në aksin Levan-Tepelenë, ku dyshohet se mund të ketë gjurmë të atentatorëve. Atentati dyshohet se mund të jetë porositur nga Dubai. Dyshohet se atentati është kryer nga vrasës me pagesë, ndërsa pista kryesore ku po hetohet janë përplasjet mes fiseve Kalemi dhe Papa.

RELATED STORIES

EMRI/ Rexhë Byberi në arrest shtëpie, caktohet kryetarja e komanduar e bashkisë së Tropojës

EMRI/ Rexhë Byberi në arrest shtëpie, caktohet kryetarja e komanduar e bashkisë së Tropojës

September 17, 2024
Skema e diplomave false nga universiteti “Wisdom”, kush është zyrtarja e Arsimit që u korruptua me një çantë “Louis vuitton” 1200 euro

Skema e diplomave false nga universiteti “Wisdom”, kush është zyrtarja e Arsimit që u korruptua me një çantë “Louis vuitton” 1200 euro

September 17, 2024

Përveç Shyqyri Kaelmit kanë humburjhetën kamarieri dhe një klient në lokalin në lagjen nr 3, para godinës së bashkisë së këtij qyteti. Viktimat janë 36-vjeçari, kamarier i lokalit Gledio Muka dhe 37-vjeçari, klienti Marsel Çela të cilët ndodheshin në momentin “e gabuar” pranë shënjestrës. Mësohet se nga atentati i mbrëmshëm ka mbetur i plagosur rëndë edhe vëllai i Shyqyri Kalemit. Të dy kanë qenë bashkë në tavolinë kur janë qëlluar me breshëri kallashi.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL