albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vuçiç kërcënon: “Zajednica” ose luftë

by Editor
December 10, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Vuçiç kërcënon: “Zajednica” ose luftë
Share on FacebookShare on Twitter

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi sot se për t’u ruajtur paqja në Kosovë, duhet të plotësohet një kusht, që sipas tij është i thjeshtë, marrëveshja për themelimin e Asociacionit.

Siç njofton Presidenca e Serbisë, Tajani i ka theksuar Vuçiçit në një bisedë telefonike se është e nevojshme të ruhet paqja dhe stabiliteti dhe për këtë ka kërkuar de-eskalimin e situatës në Kosovë, si dhe kthimin e serbëve në institucionet në Prishtinë.

“Vuçiçi ka thënë se për këtë është e nevojshme të plotësohet një kusht i vogël dhe i thjeshtë, që është respektimi i Marrëveshjes së Brukselit, gjegjësisht formimi i Unionit të Komunave Serbe, për të cilin Prishtina u angazhua duke e nënshkruar gati dhjetë vjet më parë, dhe se çdo gjë tjetër është produkt i vendimeve dhe lëvizjeve të njëanshme të Prishtinës”, thuhet në deklaratë.

Të martën në Zubin-Potok dhe në Mitrovicë të Veriut, zyrtarët komunalë të zgjedhjeve dhe zyrtarët policorë, derisa kanë tentuar t’i hapin zyrat e Komisioneve Komunale Zgjedhore, janë sulmuar me shok-bomba dhe të shtëna në ajër, nga persona të panjohur. Si pasojë e kësaj atyre u është pamundësuar vazhdimi i procesit përgatitor për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri. Sulme në veri ka pasur edhe të mërkurën.

Zgjedhjet për kryetar të katër komunave në veri: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, janë caktuar që të mbahen më 18 dhjetor. Ndërkaq, zgjedhjet për kuvendet komunale në komunat Zveçan dhe Leposaviq do të mbahen më 25 dhjetor.

Ambasadorët e SHBA-së dhe Gjermanisë, respektivisht Jeff Hovenier dhe Jorn Rohde kanë kërkuar që zgjedhjet të shtyhen, me arsyetimin se nuk ka mjedis të favorshëm për zhvillimin e tyre.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL