albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Washington Post zbulon ‘krisjen’ midis Shtëpisë së Bardhë dhe Netanjahut

by Editor
February 11, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
Washington Post zbulon ‘krisjen’ midis Shtëpisë së Bardhë dhe Netanjahut
Share on FacebookShare on Twitter

Joe Biden dhe këshilltarët e tij “janë më afër” se kurrë ndarjes me kryeministrin izraelit që nga fillimi i luftës në Gaza. Shefi i Shtëpisë së Bardhë e sheh Netanjahun si “një partner produktiv që mund të ndikohet edhe privatisht”.

Lajmin e bën të ditur Washington Post, duke cituar disa burime, sipas të cilave “zhgënjimi me Netanyahun ka shtyrë disa nga këshilltarët e Bidenit që të bëjnë presion ndaj presidentit që të jetë më kritik në publik për kryeministrin izraelit për operacionin e tij ushtarak në Gaza”. Biden deri më tani nuk ka dhënë shenja për këtë në publik.

Nga ana e tij, kryeministri izraelit mbron presidentin amerikan. “Unë e pashë atë shumë të qartë dhe shumë të fokusuar. Arritëm të biem dakord për objektivat e luftës dhe për shumë gjëra.”

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Kështu, kryeministri Benjamin Netanyahu, në një intervistë për ABC Neës, u shpreh për presidentin amerikan Joe Biden.

“Unë e vlerësoj mbështetjen e Presidentit Biden që nga fillimi i luftës. Nuk e di saktësisht” çfarë donte të thoshte kur foli për një operacion të ekzagjeruar. “Por vendoseni veten në vendin e Izraelit, ne u sulmuam. Ne u përgjigjëm në një mënyrë që sulmuam terroristët, mendoj se po bëjmë gjënë e duhur. Ne do të fitojmë, fitorja është e arritshme”, tha Netanyahu në një intervistë për ABC.

Në një fragment nga një intervistë për ABC që do të transmetohet sot, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kundërshton thirrjet që Izraeli të shmangë ofensivën ushtarake në Rafah: “Ata që thonë se në asnjë rrethanë nuk duhet të hyjmë në Rafah, në thelb na thonë të humbasim luftën. Mbajeni Hamasin atje”, tha ai.

“Ne do të mundim batalionet e mbetura terroriste të Hamasit në Rafah, që është bastioni i fundit”, shtoi Netanyahu.

Qyteti më jugor i Gazës është bërë një strehë për gati një milion palestinezë të zhvendosur në jug nga lufta.

Ushtria izraelite do të sigurojë “kalim të sigurt për popullatën civile” përpara fillimit të operacionit ushtarak në Rafah, shtoi Netanyahu në një intervistë me ABC News në të cilën ai hodhi poshtë frikën e komunitetit ndërkombëtar “për një katastrofë”, duke pasur parasysh praninë e qindra e mijëra palestinezëve të zhvendosur në zonë.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL