Majlinda Bufi sot duhet të ishte në burgun e grave duke vuajtur muajin e shtatë të dënimin. Por e vërteta është ndryshe. SPAK po zvarrit hetimet edhe pse ka faktet në dosje me zë dhe figurë.
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, erdhi si një emër i fortë, i vërtetë dhe i ashpër në luftën kundër korrupsionit në krye të SPAK-ut.
Altin Dumani erdhi me mbështetjen e amerikanëve. Ambasada e SHBA-së dhe vetë ambasadorja Yuri Kim kishin pritshmëri shumë të mëdha për Altin Dumanin.
Patjetër se qeveria amerikane ka shpenzuar qindra miliona dollarë të qytetarëve të saj për Reformën në Drejtësi në Shqipëri dhe nuk mund të pranojnë kurrsesi që ai të jetë një dështim.
Por Altin Dumani po vonon arrestimin e kryetares së Bashkisë Roskovec edhe pae ka disa denoncime të forta me zë dhe figurë që bazuar në ato prova, Bufi duhet të ishte arreatuar me kohë.
z. Dumani ka një histori të ngjashme por me fate të ndryshme. Ajo e kryetarit të Bashkisë së Kukësit Safet Gjici, përveç seksit, ka më pak abuzim se rasti i Kryetares së Roskovecit, Majlinda Bufi.
Janë të ngjashëm, jo vetëm për përkatësinë politike dhe për rizgjedhjen në 14 maj. Të dy ishin personazhe të videoregjistrimeve ku duket qartësisht për të dy se kanë shkelur ligjin. Po ku dallojnë këto histori? Çfarë e bën më të rëndë atë që bëri Safet Gjici? Pse ai është në burg, ndërsa Majlinda Bufi në zyrë?
Dallimi i parë është se Gjici u filmua duke bërë seks, ndërsa Majlinda Bufi duke kërcënuar punonjësit dhe qytetarët për të mos votuar kandidatin e opozitës. Nga të dy këto, ligji dënon vetëm të dytën, por meqë morali publik dënon të parën, SPAK vendosi t’i japë prioritet moralit.
Këtë e vërteton dallimi i dytë. Në video dhe audiopërgjimet e publikuara nga ‘Piranjat’, gazetarët janë kujdesur që shkelja e ligjit të jetë e qartë, pa patur nevojë për hetime të mëtejshme. Ndërsa në rastin e Gjicit, për të gjetur shkeljen duhej hetuar çfarë ndodhi pas ejakulimit prematur repetitiv të kryetarit të Bashkisë.
Pra, nëse SPAK do të ndiqte linjën ligjore, do t’i mjaftonte investigimi i ‘Piranjave’ për ta nxjerrë të pandehur Majlinda Bufin. Këtu del dhe dallimi i tretë, që për krimin zgjedhor të Bufit, SPAK nuk nisi hetim kryesisht, si me vërshimin e pakontrolluar seksual të Gjicit, që po të mos ishte për qentë rrugaçë, nuk do të ishte as krim. U desh padia e Flamur Nokës që të hapej hetimi për Bufin. Një hetim sa për t’i mbyllur gojën opozitës, se, pas 1 muaji nuk ka akoma asnjë zhvillim në dosjen e Roskovecit.
Safet Gjici është në burg, ndoshta me të drejtë, për një urdhër abuziv që ka dhënë pasi ka marrë si rryshfet një seancë “happy ending” në zyrë, ndërsa Bufi jashtë, pasi është kapur me zë dhe figurë duke shantazhuar zgjedhësit.
Nga ky krahasim duket sikur SPAK, ka kriter seksin ose zhurmën në ‘Tik Tok’ për të nisur një hetim, jo ligjin, aq më pak Kodin Zgjedhor që e detyron të merret ekskluzivisht me abuzuesit.
Majlinda Bufi drejt arrestimit? SPAK kërkon videot e skandaleve të kryebashkiakes së Roskovecit
Majlinda Bufi mund t’i shtohet listës së gjatë të kryebashkiakëve socialistë që kanë përfunduar pas hekurave.
Ndaj saj ka një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme pas një videoje të shfaqur në një emision investigativ pak muaj më parë, ku kryebashkiaja e Roskovecit shihej teksa i bënte presion me shkarkim nga puna një sanitareje për arsyen se kishte marrë pjesë në një miting të opozitës.
Në media është publikuar një dokument që mban firmën e kreut të SPAK Altin Dumani dhe prokurorit Klodian Braho, ku kërkojnë nga televizioni ku është publikuar emisioni në fjalë, pamjet e transmetuara në 5 Maj 2023. Një muaj më pas, në SPAK u paraqitur për të dëshmuar punonjësja e kërcënuar nga Majlinda Bufi.
Po kështu, në dokumentin e prokurorisë dërguar televizionit që mban datën 7 Korrik, kërkohen edhe pamjet e një audio-përgjimi të dytë të Bufit të publikuar më 12 Maj, ku kryebashkija i kërkon llogari një qyterari pse kishte shprehur mbështetje në rrjetet sociale për rivalin e saj në zgjedhjet lokae të 14 Majit.
Madje e urdhëron të mos ushtrojë të drejtën kushtetuese të votimit.
Pas publikimit të videos së parë, Partia Demokratike ka depozituar një kallëzim penal në SPAK ndaj kryetares së bashkisë së Roskovecit. Opozita e akuzon Bufin për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.
Në kallëzim shpjegohen shkeljet që sipas PD, kryebashkiakja e Roskovecit ka kryer me dashje dhe personalisht gjatë fushatës zgjedhore kundër punonjësve të administratës publike për t’i penguar ata të votojnë lirisht – shkelje si kërcënime, presione dhe shantazhe.
Më tej në kallëzim, që bazohet në emisionin investigativ “Piranjat” në SYRI TV, thuhet se Majlinda Bufi diskriminon arsimtaren Dhurata Malka për shkak të bindjeve politike dhe intimidon sanitaren në shkollën e fshatit Suk.