albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

by Editor
May 29, 2025
Reading Time: 4 mins read
0
Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK
Share on FacebookShare on Twitter

Zbardhet skema, ai bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zbuluar një skemë të sofistikuar kontrabande cigareje me qendër kompaninë “Albania Tabak”, në pronësi të Ilir Jasharit, dhe të administruar nga dhëndri i tij, Dario Jashari, i martuar me vajzën e biznesmenit të njohur Shefqet Kastrati.

Hetimet e thelluara të SPAK kanë zbuluar një rrjet të mirëorganizuar që përfshin jo vetëm pjesëtarë të familjes Jashari, por edhe shtetas të huaj dhe zyrtarë të strukturave doganore.

RELATED STORIES

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025
Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

May 29, 2025

Si funksiononte skema

Sipas SPAK, kompania “Albania Tabak” kishte aplikuar dhe përfituar nga Regjimi i Përpunimit Aktiv (RPA), një lehtësim fiskal që lejon importimin e lëndëve të para dhe eksportimin e produkteve pa taksa, me kushtin që produktet të dalin jashtë Shqipërisë. Kompania, që funksiononte në regjim fasoni, prodhonte cigare me markë të regjistruar për llogari të një “kompanie të huaj”, por hetimet treguan se kjo marrëveshje ishte fiktive dhe kishte si qëllim shmangien e detyrimeve doganore.

Zbardhet skema, ai bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste
Zbardhet skema, ai bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

Në të vërtetë, sipas provave të mbledhura nga SPAK, vetë subjekti shqiptar vendoste “destinacionin” e ngarkesave, i cili rezultonte inekzistent. Në të paktën 30 raste të dokumentuara, cigaret që duhej të eksportoheshin janë shkarkuar në territorin shqiptar, për t’u shpërndarë më tej në mënyrë klandestine në vendet fqinje dhe në Bashkimin Europian.

Falsifikim në dogana

Një element kyç i skemës ishte bashkëpunimi me punonjës të strukturave doganore, të cilët nuk i shoqëronin ngarkesat deri në daljen e tyre nga territori shqiptar, siç e kërkon ligji. Për më tepër, në sistemin zyrtar doganor “Asycuda World” regjistrohej eksport i rremë, duke krijuar përshtypjen se mallrat kishin kaluar kufirin, ndërkohë që në realitet ato përfundonin në tregun e zi.

Gjithashtu, paketat e cigareve prodhoheshin pa pullë fiskale, çka përbën shkelje të hapur të Ligjit të Akcizës dhe ndalon çdo mundësi kontrolli nga shtetet ku këto mallra përfundojnë për t’u shitur.

Humbje të mëdha financiare për Shqipërinë dhe BE-në

Dëmi ndaj buxhetit të shtetit shqiptar llogaritet në 3.66 miliardë lekë. Në një rast të identifikuar, kontrabanda drejt vendeve të BE-së mund të kishte shkaktuar një humbje prej 2.8 milionë eurosh, ndërsa në katër raste të tjera, grupi ka arritur me sukses qëllimin e tij, duke shkaktuar një humbje prej rreth 10 milionë euro për shtetet anëtare të BE-së.

Përfshirje familjare dhe lidhje me emra të njohur të biznesit

Hetimi i SPAK vë në qendër dy figurat kyçe të familjes Jashari, ku Ilir Jashari – krushku i Shefqet Kastratit – shfaqet si pronari i fabrikës, ndërsa Dario Jashari, dhëndri i Kastratit, shërben si administrator i saj. Kjo lidhje familjare e ngushtë me një nga oligarkët më të njohur të vendit ka shtuar interesin publik dhe presionin mbi institucionet për të ndjekur me përpikëri hetimin dhe për të shmangur ndikimin politik ose ekonomik në proces.

Hetime ndërkombëtare dhe masa sigurie

SPAK ka vendosur një sërë masash sigurie ndaj të dyshuarve, përfshirë arrest me burg për Ilir dhe Dario Jasharin, si dhe për disa shtetas të tjerë nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Serbia. Ndaj rreth 40 personave, përfshirë punonjës doganash, janë marrë masa sigurie që variojnë nga arresti në burg deri tek ndalimi i daljes nga territori dhe detyrimi për paraqitje në polici.

Hetimet janë zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet britanike (NCA), kosovare, greke dhe qipriote, të cilat kanë kontribuar në ekzekutimin e urdhrave për ndihmë të ndërsjellë juridike dhe identifikimin e rrjetit ndërkombëtar të shpërndarjes.

Një provë për drejtësinë

Rasti i “Albania Tabak” përbën një test kyç për funksionimin e drejtësisë së re, në një vend ku lidhjet midis biznesit, politikës dhe institucioneve publike janë përherë në fokus të kritikave dhe dyshimeve për pandëshkueshmëri. Nëse konfirmohen akuzat, ky do të jetë një nga rastet më domethënëse të goditjes së kontrabandës industriale në Shqipëri./gazetajonë

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL