Presidenti ukrainas ka deklaruar se lufta mund të përfundojë kur Moska të kuptojë se nuk ka më trupa për të humbur, shkruan BBC.
“Do të vijë dita kur numri i humbjeve, edhe për Rusinë, do të kalojë kufirin e lejuar,” tha Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij.
Presidenti ukrainas ka pretenduar gjithashtu se:
-Trupat ukrainas vazhdojnë mbrojtjen heroike në rajonin lindor të Donbasit.
-Ditën e djeshme asnjë nga forcat nuk ka shënuar përparime të suksesshme ndërsa vazhdojmë luftimet e ashpra rreth Severodonetsk, Lysychansk, Popasna.
-Dimri i ardhshëm do të jetë dimri më i vështirë i Ukrainës në historinë moderne, pasi asnjë nga rezervat e gazit apo qymyrit nuk do të mund të eksportohet.
-Ukraina do të publikojë një libër që flet për krimet e luftës nga rusë të titulluar “Libri i torturuesve” .