Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla i shoqëruar nga deputeti Erion Braçe zhvilloi një takim me banorët e Njësisë Administrative Krutje në Lushnje, ku prezantuan kandidaten e PS për zgjedhjet e pjesshme vendore, Eriselda Sefa.
Në fjalën e tij Balla u shpreh se Bashkia e Lushnjes do të drejtohet nga një menaxhere e shkëlqyer si Eriselda Sefa. Sipas Ballës kandidatët e Berishës dhe të Bashës janë njësoj, një përzierje midis grateve dhe non-gratave.
Me kë do të përballemi ne në këto zgjedhje? Në njërin krahë është e majta progresiste me në krye Edi Rama, Partia Socialiste dhe në krahun tjetër janë bërë lëmsh me njëri-tjetrin. Përballë me non-gratat ose ngjitur me non-gratat është edhe Lulëzim Basha, i cili është bashkëpunëtori më I ngushtë i paudhësive që ka bërë Saliu herën e fundit të qeverisjes së tij. Unë nuk dua të merrem me kandidatët e Partisë Demokratike të Saliut, Partisë Demokratike të Ilirit apo Partisë Demokratike të Lulit, për mua janë të gjithë njëllojë dhe nuk na hyjnë në punë dhe nuk do ti marrim në punë në Bashkinë e Lushnjes. Ne na duhet punë për popullin dhe shumë punë për popullin e nderuar të Krutjes, sepse jemi në kohë mbjelljesh dhe më pas do vijë një moment tjetër në bujqësi dhe shumë punë të tjera me Qëndra Shëndetësore, me Shkolla, me punë të tjera publike që janë shumë të rëndësishme, andaj kohë për të humbur për të bërë prova nuk kemi, u shpreh drejtuesi Politik i Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Taulant Balla.
Balla gjithashtu i bëri apel atyre që kanë votuar LSI dhe PD në të kaluarën të zgjedhin alternativen e duhur në 6 mars.
Në këto zgjedhje ne kemi më shumë nevojë se kurrë që Sali Berishës, Ilir Metës por edhe Lulit bashkë me ta, ti tregojme që asnjëri prej tyre nuk vlen.Ke qenë dikur me LSI? Mendon se LSI është gjallë se Saliu ka hyrë tek shtëpia e Ilirit apo Iliri tek shtësia e Saliut? Mendoj se është koha për ti treguar Ilirit kur u largua nga e majta dhe mori një copëz të vogël të Partisë Socialiste se sot është koha për tu kthyer nëse ke qenë me LSI dhe të votosh për Partinë Socialiste ke qenë dikur me Partinë Demokratike? Cilën nga copat e Partisë Demokratike do votosh në Lushnje?
Drejtuesi i PS në qarkun e Fierit Balla me tej shtoi se qeveria ka projekte të mëdha për Lushnjen e për ti vënë në jetë ato duhet një menaxhere e shkelqyer e punëve vendore si Eriselda Sefa.
“Është provuar që duhet të jenë të dyja në të njëjtin drejtim edhe qeveria qendrore edhe qeveria vendore, të dyja duhet të punojnë sëbashku. Ne kemi një sërë projektesh të cilat do ti thotë Eriselda, i di përmëndësh Erioni por gjëja më e rëndësishme është që ne na duhet Bashkia me një menaxhere e cila ka fituar besimin e donatorëve të huaj me të cilët ka punuar për shumë vite dhe natyrshëm Edi Rama në Lushnje të ketë një kryetare bashkia me të cilën të ulet dhe të shohë projektet”, tha Balla.
Duke folur për rritjen e vlerës së imputeve bujqësore që për banorët e zonës së Krutjes dhe gjithë Myzeqesë, Balla theksoi se është një shqetësim i madh.
“Duhet menjeherë të ndërhyrhet me qeverinë për të zgjidhur këtë problem. Unë e di shumë mirë që vlera e inputeve bujqësore është rritur në mënyrë katastrofike dhe e di që na duhet urgjentisht të ulemi me qeverinë për të gjetur një zgjedhje për të bërë një ndërhyrje qoftë me politikë fiskale, qoftë me diçka tjetër sepse një problem tjetër përveç çmimit, cilësia nuk është ajo që duam”, u shpreh në fjalën e tij Balla.
Ndersa u shpreh:
“Kemi një vajzë që është lindur dhe rritur me ju nuk e kemi sjellë ne e cila ka bërë për Partinë Socialiste me meritat e sajë ndaj kemi momentin që të bëjmë zgjedhjen që ndryshon mentalitetin tonë. Është momenti që të fokusohumi tek bujqësia pra me pushtetin që është akoma më afër njerëzve Ne duam një kryetar që të jetë sa më pranë bujqësisë dhe ti shërbejë bujqëve në këto anë,” u shpreh deputeti i zonës Erion Braçe në fjalën e tij.