Në datën 6 mars do të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki të vendit. Lidhur me këto zgjedhje, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka reaguar duke bërë një apel ndaj qytetarëve në mënyrë që këta të fundit të bëjnë një lloj kontrolli për kartat e identitetit nëse këto të fundit janë të vlefshme sepse ndryshe nuk do lejohen të votojnë.
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi: Të gjithë qytetarët e bashkisë Dibër, Shkodër, Durrës, Rrogozhinë, Vorë dhe Lushnje, të cilët gëzojnë të drejtën e votës, dhe/ose mbushin 18 vjeç në datën 6 Mars, nuk mund të votojnë për të zgjedhur kryetarin e bashkisë së tyre nëse dokumenti i identifikimi (kartë identiteti/pasaportë) nuk është i vlefshëm në datën e zgjedhjeve”, thuhet në apelin e Celibashit.
Ai sqaron se procesi i votimit nuk mund të kryhet pa një mjet identifikimi të vlefshëm në ditën e zgjedhjeve, ndaj i bën thirrje qytetarëve, që nëse vlefshmëria e dokumentit të identifikimit ka skaduar apo skadon në datën 6 Mars, të mos e lënë për në momentin e fundit, por të drejtohen pranë zyrave të kompanisë “Aleat” për të aplikuar për rinovimin e tyre.“Të votosh është e drejtë por edhe përgjegjësi qytetare. Ndaj, sigurohuni që në ditën e votimit të keni dokumentin e identifikimit tuaj të vlefshëm”, mbyll apelin e tij Celibashi.