albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zgjedhjet në Serbi/ Brnabić: Opozita nuk ka për çfarë të ankohet, vëzhguesit e huaj gënjejnë

by Editor
December 22, 2023
Reading Time: 1 min read
0
Zgjedhjet në Serbi/ Brnabić: Opozita nuk ka për çfarë të ankohet, vëzhguesit e huaj gënjejnë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić, ka deklaruar se në zgjedhjet e zhvilluara më 17 dhjetor, në Komisionin Republikan të Zgjedhjeve (KRZ) ka pasur 109 kundërshtime dhe 3 ankesa më pak se në zgjedhjet e vitit 2022.

Brnabić shprehet se për zgjedhjet e Beogradit, ka pasur vetëm një ankesë në Komisionin Zgjedhor të Qytetit (GIK).

Gjithahstu, ajo thotë se opozita nuk ka asgjë për t’u ankuar dhe se ajo “po ashtu” ka kërkuar anulimin e të gjitha zgjedhjeve.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Sipas saj, opozita priste të shihte rezultatet e zgjedhjeve, për të thënë më pas se nuk i njeh ato.

“Nuk ka asnjë tregues se ajo që opozita thotë për parregullsitë zgjedhore është e vërtetë, është një përpjekje e hapur për destabilizimin”, nënvizoi kryeministrja serbe.

Brnabić tha gjithashtu, se vëzhguesit nga Evropa, Stefan Šenach dhe Andeas Šider, po gënjejnë dhe po destabilizojnë Serbinë me deklaratat e tyre për zgjedhjet, edhe pse nuk kanë komente në procesverbalet për vendvotimet.

“Ata ishin vëzhgues që drejtonin delegacionet e Parlamentit Evropian dhe misionin vëzhgues të Këshillit të Evropës. Ajo që ata bënë më pas, të gjitha paraqitjet e tyre në media, është në kundërshtim me kodin etik të vëzhguesve ndërkombëtarë”, përfundoi ajo.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL