albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

ZHDUKJA/ Artan Hoxha: Ka ndodhur një tërmet në krimin e organizuar, Ervis Martinaj bëri revolucion

by Editor
August 29, 2022
Reading Time: 3 mins read
0
ZHDUKJA/ Artan Hoxha: Ka ndodhur një tërmet në krimin e organizuar, Ervis Martinaj bëri revolucion
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari Artan Hoxha bëri deklarata të forta në studion e lajmeve të ABC duke theksuar se ekzekutimet e ndodhura gjatë muajve të fundit kanë bërë një të tronditet nga themelet hierarkia e krimit në vend.

Sipas tij, gjithçka që nisi në vitin 2018 duket se është finalizuar gjatë kësaj vere dhe gjatë dhjetë viteve të ardhshme do të kemi një panoramë tjetër të krimit të organizuar në vendin tonë.

“Unë e kam thënë edhe më herët. Po ndodh një reformë në krimin e organizuar. Tani është duke ndodhur kalimi nga një etapë e mëparshme e krimit në një etapë tjetër. Tani, gjatë kësaj vere po finalizohet ajo që nisi në vitin 2018. Kaq e redësishme është ajo që ka ndodhur këtë verë e bën të zymtë situatën në Shqipëri. Gjatë dhjetë viteve të ardhshme do të kemi një panoramë tjetër të krimit të organizuar në Shqipëri”, tha Hoxha.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

“Po ndodh një tërmet në botën e krimit të organizuar. Kjo verë ishte një vijë demarkacioni mes periudhës së mëparshme dhe periudhës së ardhshme”, tha Hoxha. Ngjarja më e bujshme e kësaj vere është zhdukja e Ervis Martinajt.

Prokuroria po tenton të zbërthejë “puzzle-in” mbi zhdukjen e tij që prej fillimit të këtij muaji, ndërkohë që të dhënat e siguruara nga dëshmitë e personave të fundit që kanë patur kontakt me të janë të vakëta.

Sëfundmi, siç raportoi më herët edhe abcnews.al, prokuroria ka marrë në pyetje një vajzë 22 vjeçare që ka pranuar se kishte fjetur një natë me Ervis Martinajn në një hotel me 5 yje në Durrës. Në dëshminë e saj, vajza, një ish-miss, thekson se që prej 7 gushtit nuk ka patur më kontakt me të dashurin e saj, Ervis Martinajn duke shtuar se kishte pyetur te personat që kishin lidhje me të shumë kërkuarin e drejtësisë, por edhe ata i janë shprehur se nuk e dinin ku ndodhej.

Abcnews.al raportoi më herët se pasi u fiksua nga kamerat e sigurisë në hotelin me 5 yje ku kishte kaluar një natë me missin e njohur, makina që lëvizte Martinajn është fiksuar edhe nga disa kamera në qytetin e Durrësit, por më pas ai automjet nuk është parë më nëpër rrugët e qytetit.

Martinaj rezulton të jetë parë ato ditë pas Durrësit edhe një herë në Tiranë dhe pastaj nuk ka më asnjë shenjë të tij.

Zhdukja e Martinajt është kthyer në një mister të madh, ndërsa duket se çelësi i të gjithë kësaj historie është Efektivi i Forcave Operacionale Jeton Lami, i cili nuk është zbërthyer ende duke dhënë detaje të cunguara mbi lëvizjet e Martinajt në ditët e para të gushtit, pas të cilave më pas nuk ka asnjë gjurmë të tij.

Prokuroria po heton në dy linja sa i përket këtij fakti: Linja e parë lidhet me gjetjen nga kundërshtarët pasi është tradhtuar nga njerëzit e tij dhe mundësinë e vrasjes së Martinajt prej tyre, kurse linja e dytë lidhet me një vetëzhdukje të tij për t’i shpëtuar edhe policisë, por edhe kundërshtarëve, të cilët kohët e fundit i ishin afruar shumë.

Kujtojmë se vetëm pak javë më parë, në mbikalimin pranë Fushë Krujës u ekzekutuan tre persona, njerëz të rrethit të Ervis Martinajt, ku njëri prej tyre ishte djali i xhaxhait të tij, Brilanti.

Në të dyja këto pista, prokuroria dyshon se Lami nuk po thotë gjithçka di. Madje, ka dyshime se ky në çdo rast, ky efektiv i Forcave Operacionale të jetë në dijeni si në rastin e mundshëm të kapjes së Martinajt prej kundërshtarëve ashtu edhe nëse është zhdukur vetë.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL