Dy banesa janë përfshirë nga zjarri pasditën e sotme në Gramsh.
Bëhet me dije se zjarri ka rënë në fshatin Kabash të Gramshit, ku janë djegur dy banesa. Dyshohet se flakët kanë rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.
Nga zjarri fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Zjarrfikësit kanë mbërritur në fshatin Kabash dhe po punojnë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.