ELBASAN- Lidhur me zjarri që përfshiu fabrikën e plastikës në Elbasan, ka folur edhe një dëshmitar. Maringlen Çollaku punonjës në një prej fabrikave aty pranë fabrikës ku ra zjarri tregoi momentet e rrezikshme ku tymi dhe flakët përfshinë fabrikën që prodhon plastikë. Gjithashtu ai ka thënë se ishte shumë e rrezikshme. Ndërkohë që fajin ia vë tensionit të lartë dhe KESH, për rrymën që erdhi 285 volt, mbi normalen.
“Ishte tej mase e rrezikshme, qoftë për punëtorët që ishin brenda, qoftë për personelin e fabrikës, që janë angazhuar të gjithë me forcat e veta deri në momentin që ka ardhur zjarrfikësja. Pastaj kemi bërë të mundur ndihmën e shpejtë duke hapur tubat e zjarrfikësve sa më shpejt që zjarri të vihet në kontroll. Për momentin zjarri është në kontroll por ka qenë tej mase e rrezikshme. Qoftë për punëtorët, prodhon arka plastike edhe tuba për kalimin e ujit. Shkaku i djegies së fabrikës ka ardhur nga shkëndija elektrike, nga tensioni i lartë që ka ardhur nga KESH-i, prej një rryme 285 volt. Jo si normalja që të vijë 240. Pjesa maksimale ishte që të shpëtojmë punëtorët, gratë që punojnë aty brenda. Shyqyr Zotit, fatmirësisht nuk ka patur të lënduar fare as nga punëtorët, as nga personeli. Punoj në një fabrikë tjetër, por në momentin që kam parë flakën jam paraqitur direkt për ndihmë në mënyrë humane. Rreth 25-30 punëtorë,” thotë Maringlen Çollaku.